Pep Guardiola i ka dhënë një këshillë të fundit Manchester Cityt, duke paralajmëruar klubin se pasardhësi i tij nuk mund të jetë thjesht një kopje e metodave të tij.
Trajneri katalanas po përgatitet të largohet nga “Etihad” pas ndeshjes së së dielës ndaj Aston Villas, duke mbyllur një dekadë historike në krye të kampionëve anglezë.
Guardiola mori drejtimin e Cityt në vitin 2016 dhe ndryshoi rrjedhën e futbollit anglez. Gjatë qëndrimit të tij, ai fitoi gjashtë tituj të Premier League, tripletën historike dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

Ai gjithashtu udhëhoqi sezonin legjendar të “Centurions” në 2017/18, kur City arriti 100 pikë, 32 fitore dhe 106 gola në kampionat.
Megjithatë, Guardiola ka theksuar se klubi nuk duhet të kërkojë një trajner që thjesht imiton stilin e tij.
“Në këtë punë nuk funksionon modeli ‘kopjo dhe ngjit’. Duhet të jesh unik, natyral dhe vetvetja. Trajneri i ri duhet të jetë vetvetja”, deklaroi Guardiola.
Ish-ndihmësi i tij, Enzo Maresca, përmendet si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar, por Guardiola nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e drejtuesve.



Të tjera
I martuar apo beqar, cila është zgjedhja më e mirë?
Kush mund te votojë përmes ekipeve mobile ne zgjrdjet e 7 qershorit
Guardiola: City nuk mund të më kopjojë