Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe për paqe, harmoni dhe solidaritet.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku uroi që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe qetësi shpirtërore në çdo familje, duke theksuar rëndësinë e vlerave njerëzore që ajo përfaqëson.
“Kurban Bajrami na kujton sakrificën, solidaritetin dhe kujdesin për ata që kanë më së shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie dhe bashkimi”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai theksoi se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që njerëzit ndajnë me njëri-tjetrin, si dhe me besimin dhe falënderimin ndaj Krijuesit.
Abdixhiku bëri thirrje që në këtë ditë feste qytetarët të jenë më pranë familjes, miqve dhe fqinjëve, si dhe të tregojnë kujdes për ata që kanë nevojë për mbështetje dhe shpresë.
“Me fat Kurban Bajramin! Paçi gëzim, qetësi e mbarësi në çdo shtëpi tuajën!”, përfundon urimi i tij.



Të tjera
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Tërnava: Ruajtja e gjuhës shqipe është jetike, jostabiliteti politik po humb besimin e qytetarëve
Haxhiu falënderon BIK-un: Ka ndihmuar mijëra familje në nevojë