Stadiumi është urgjencë kombëtare – Ekonomia Online

Me ftesë të Infantinos, Ademi udhëton drejt Meksikës – merr pjesë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qytetit ku dhjetë vjet më parë, në Kongresin e FIFA-s, Kosova u pranua si anëtare e barabartë e familjes botërore të futbollit.

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, Ademi do të jetë në mesin e krerëve të të gjitha federatave anëtare të FIFA-s që do të marrin pjesë në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur se Ademi do të marrë pjesë në Samitin e FIFA-s, i cili do të mbahet në Miami, si dhe do të ndjekë nga afër disa ndeshje të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Më pas, kreu i FFK-së do të rikthehet në Kosovë, derisa me ftesë të presidentit Infantino, do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.