Policia po zhvillon operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar e trafikimit  me narkotik

Policia po zhvillon operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar e trafikimit me narkotik

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione që ka të bëjë me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’.

Operacioni siç bëhet e ditur po zhvillohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës./