Termi
mjekësor që përshkruan tensionin e ulët të gjakut është hypotension.
Niveli normal i tensionit të gjakut është 120/80 mmHg, megjithatë një nivel i
shëndetshëm i tensionit është në varësi të moshës dhe shëndetit.
Hipotensioni nuk është domosdoshmërish problem
nëse personi është i shëndetshëm dhe nuk vuan nga simptoma të tjera.
Por kur niveli i tensionit është i ulët jashtë
normales dhe shoqërohet me marramendje dhe të fikët, mund të tregojë probleme
të fshehura shëndetësore që rrezikojnë zemrën.
Simptomat dhe shkaqet e tensionit të ulët të
gjakut
Shkaqet e rënies së tensionit mund të jenë të
ndryshme duke nisur nga ngritja e beftë deri tek shtatzënia.
Por në disa raste, tensioni i ulët mund të
shkaktohet edhe nga një problem i fshehur shëndetësor.
Këtu mund të përfshihen sëmundjet nervore.
Në një rast të tillë, nëse tensioni i ulët nuk
trajtohet, atëherë truri dhe organet e tjera nuk do të marrin oksigjen të
mjaftueshëm dhe organizmi do të pësojë një shok të mirëfilltë.
Simptomat e tensionit të ulët të gjakut janë: Marramendja,
të fikëti, dehidratimi, mungesa e përqendrimit, mjegullimi i shikimit, të
përzierat, zbehja e lëkurës, depresioni dhe lodhja.
Ushqimet e nevojshme për uljen e tensionit të
gjakut
Dehidratimi ul volumin e gjakut dhe si
rrjedhojë tensioni bie.
Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë të pini
mjaftueshëm ujë.
Sipas tyre, ju duhet të konsumoni më shumë
ushqime të pasura me vitaminë B12 siç janë vezët, qumështi, kosi, djathi,
drithërat dhe mishi i lopës.
Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi dhe rrjedhimisht
tension të ulët.
Shpargu, fasulet dhe mëlçia e viçit apo lopës
janë ushqime të pasura me folat, ndikimi i të cilit në organizëm është i njëjtë
me atë të vitaminës B12.
Kafeina është gjithashtu një zgjidhje e
përkohshme sepse stimulon sistemin kardiovaskular.
Ekspertët paralajmërojnë shmangien e ushqimeve
të pasura në karbohidrate të përpunuara.
Ato treten shpejt dhe ulin tensionin e gjakut.
/mapo.al



Të tjera
6 ushqime të mira për shëndetin e zemrës
Al-Ittihad ofron pagë mujore 75 milionë euro për “Mbretin Egjiptian”
Klubi Italian shpreh interesim për Albion Rrahmanin “Lewa” i Kosovës shumë afër Serie A-s