Kriminologu Armend Halimi, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka komentuar rastin tragjik në Gjakovë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar.
Halimi tha se fenomeni i vrasjeve në Kosovë nuk është i ri dhe se, krahasuar me disa vende të tjera, niveli i vrasjeve në raport me numrin e banorëve mbetet shqetësues.
Ai ka shprehur shqetësimin se retorika e ashpër dhe polarizuese në hapësirën publike mund të ndikojë në rritjen e tensioneve shoqërore, duke theksuar nevojën për përgjegjësi më të madhe nga figurat politike dhe publike në diskursin e tyre.



Të tjera
Arre*stohen tre persona në Kosovë në bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze
Si të freskoheni më shpejt gjatë verës
OVL UÇK distancohet nga protestuesit në Shqipëri me flamurin e UÇK-së