Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për tri vepra penale.
Dy të parët akuzohen për veprën “Fajde”.
H.T dyshohet që për shumën 18.500 euro e detyroi viktimën nga Deçani t’ia kthejë 45 mijë euro shtesë, ndërsa A.V dyshohet se me kamatën e fajdesë nga shuma 10 mijë euro përfitoi 25 mijë të tjera.
Kurse i treti i përfshirë akuzohet për veprat “Kanosje” dhe “Ndihmë e kryerjes së veprës penale kanosje”.
Prokuroria në Pejë konfirmoi se është propozuar edhe konfiskimi i përhershëm i dy veturave, katër telefona si dhe 20 mijë euro para kesh që iu përkasin të dyshuarve.