Ish-pornostarja shqiptare, Alby Rydes u është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Alby në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme nuk po heziton që të tregoi për jetën e saj personale.
Derisa ditë më parë tha se u bë pjesë e industrisë së filmave për të rritur për mbijetesë dhe përfitime financiare, tani ajo ka rrëfyer edhe një histori dashurie.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova
Teksa po bisedonte me Vesën, ajo zbuloi se prej 10 vitesh ka njohur dikë që është futbollisti i njohur, por me të cilin nuk i ka ecur lidhja.
Në rrëfimin e saj, Alby u shpreh se ndonëse kanë dashuri për njëri-tjetrin, ata vazhdojnë të jenë të ndarë, por që rikthehen përsëri herë pas here.
“Në 2013 kam njohur dikë, për tri vite kem qëndruar bashkë, ai ishte i famshëm unë shikoja çdo lojë të tij, visha fanellën e tij, unë sapo kisha nisur karrierën time në aktrim(në filmat për të rritur), takova familjen e tij, më mbështeste, e lash punën për të, tha më ke mua unë nuk dua të dijë çfarë ke bërë ti, unë do të kujdesem për ty, por unë prap doja të bëja punën time se sado që dikush ofron kujdes për mua, prap e tërheq e ma merr dhe ku mbes unë, pa shtëpi, pa para prap të zero, ti më duaj mua nuk ti dua paratë”, tha Alby.
Alby zbuloi se gjatë periudhës sa ishte e ndarë nga ai, njohu dikë tjetër e me të cilin solli në jetë një vajzë.