Amorim drejt rikthimit në Premierligë – Ekonomia Online

Amorim drejt rikthimit në Premierligë

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorimi, është mes kandidatëve kryesorë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i një klubi të Premierligës vetëm pesë muaj pasi u shkarkua.

Klubi në fjalë është Fulhami, e cila po kërkon pasuesin e Marco Silvas i cili do të marrë drejtimin e Benficas.

Përveç tij në garë është dhe Kieran McKenna, trajneri i Ipswich Townit të Anis Mehmetit.

Amorim, kujtojmë se është i papunë që nga shkarkimi i tij nga “Djajtë e Kuq” në fillim të këtij viti.