Grupi i hakerëve Anonymous njofton se ka “vjedhur” mbi 700GB të dhëna që kanë të bëjnë me Qeverinë e Rusisë.
Sipas tyre, janë mbi 200 mijë e-maila të Ministrisë së Kulturës.
Kujtojmë që qysh në ditët e para të agresionit ushtarak në Ukrainë, ky grup i kishte shpallur luftë Kremlinit, duke rrëzuar shumë faqe dhe sisteme ruse.