Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka liruar nga detyruar zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin, transmeton KosovaPost.
Sipas qeverisë, ky vendim vjen pas deklarimeve të djeshme të Vokrrit se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare kanë nxitur trazia në veri të vendit.
“Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit”, thuhet në vendim.
Të tjera
Lista Serbe është e Radojçiqit, jo e serbëve
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë