Arre*stohen tre persona në Kosovë në bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze

Arre*stohen tre persona në Kosovë në bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale:

· Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;

· Financim i terrorizmit;

· Shpëlarje e parave;

· Mashtrim;

· Detyrim;

· Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;

·Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore kanadeze (RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Me vendimt të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.