Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home Lajme

Asociacioni i Komunave thotë se norma tatimore është ngritur nga MF-ja, bazuar në çmimet e tregut

botaelajmeve.info by botaelajmeve.info
5 days ago
in Lajme
A A
Asociacioni i Komunave thotë se norma tatimore është ngritur nga MF-ja, bazuar në çmimet e tregut
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka dalur me një sqarim në të cilin mohon se norma tatimore është ngritur nga komunat.

Nga ky asociacion, thonë se norma tatimore është ngritur pas rivlerësimit të pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, bazuar në çmimet e tregut, përcjell klankosova.tv.

”Pas reagimeve të qytetarëve për rritjen e çmimit të faturës për Tatimin në Pronë, duhet të sqarojmë se kjo rritje nuk vjen nga Komunat.

Fatura e tatimit në pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese:

  1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe
  2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat.

Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.

Së këndejmi, vlen të sqarohet se Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut.

Pra, çmimi i faturës së Tatimit në Pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore.

Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga Komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë.

Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve.

Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%”.

 

ADVERTISEMENT

Lexo edhe

Kurti e takon Abazoviqin për herë të parë pasi u bë kryeministër
Lajme

Asociacioni i komunave nuk duhet të krijohet në baza etnike

January 29, 2023
Nuk u arrit 100% synimi i dëshiruar nga reciprociteti, por rezultati është në favor të Kosovës
Lajme

Ide gjeniale, të rrëzohet ai që ka marr mbi 50%, të vijë në pushtet PSD me 0%

January 29, 2023
AKTUALE

Gazeta zvicerane “NZZ”: BE-ja po e përpunon Serbinë, amerikanët të ngarkuar me Kosovën

January 28, 2023
Ishalla e rrëzojnë Albinin, le t’i merr 70% se me 50 diqysh palidhje
Lajme

Ishalla e rrëzojnë Albinin, le t’i merr 70% se me 50 diqysh palidhje

January 28, 2023
AKTUALE

Liberalizimi i vizave për Kosovën, eurodeputeti Mandl: Edhe unë e kam humbur durimin

January 28, 2023
Lajme

Finlanda pas zgjedhjeve në Turqi, beson se mund të ketë përparim në anëtarësimin në NATO

January 28, 2023
Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja
SPORT

Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

by
January 29, 2023
0

Reshjet e mëdha të shiut që ranë javën e kaluar në rajonin e Drenicës kanë shkaktuar dëme goxha të mëdha...

Read more
Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

January 29, 2023
Kurti e takon Abazoviqin për herë të parë pasi u bë kryeministër

Asociacioni i komunave nuk duhet të krijohet në baza etnike

January 29, 2023
Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

January 29, 2023
Tërmet i fuqishëm godet Iranin – raportohet për shumë dëme materiale

Tërmet i fuqishëm godet Iranin – raportohet për shumë dëme materiale

January 29, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info