Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka premtuar se katër vitet e ardhshme do të jenë të dedikuara për ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik të Vjenës “Njihuni me Kosovën në Vjenë 2026”.
“Siç ka deklaruar kryeministri Kurti, katër vitet e ardhshme do të jenë mandat i autostradave dhe hekurudhave. Për shembull, kemi përfunduar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës që ka për të transformuar dhe lidhur Kosovën dhe Shqipërinë me kosto prej 1.8 miliardë eurosh. Kjo hekurudhë po ashtu ka në plan që të lidhë edhe Aeroportin e Prishtinës që ka për të na kushtuar afërsisht 30 milionë euro. Për më tepër qeveria jonë planifikon një korridor të ri përmes Kosovës Jugore. Kjo linjë ka për të bërë një lidhje të drejtpërdrejtë që do të lidhë Prizrenin, Ferizajn, Gjilanin dhe ka për të zgjeruar në kufi me Serbinë”, ka thënë ai në diskutimin për projektet infrastrukturore në Kosovë dhe në rajon.
Basha më tej ka vlerësuar partneritetin me shtetin austriak, duke e cilësuar si mik të përhershëm të Kosovës. Ai ka nënvizuar ndihmën e treguar nga Austria gjatë luftës së fundit me Serbinë.
Ai ka thënë se nga ajo kohë, Kosova “është bërë një demokraci vibrante me transferim të paqes, të pushtetit dhe ka dëshmuar respekt të plotë ndaj transparencës e të sundimit të ligjit”.
“Njëkohësisht vendi ynë është një nga performuesit kryesor ekonomik në Ballkanin Perëndimor e mbështetur nga investime të fuqishme dhe një sektor dinamik privat. Kosova përherë ka arritur rritje ekonomike mbi mesataren e rajonit. Në pesë vitet e fundit në udhëheqjen e kryeministrit Kurti, Kosova ka qenë një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, që ka parë fondet më të mëdha të ndara për financat publike dhe këto rritje kanë fuqizuar ekonominë tonë dhe kanë vendosur bazat për një erë të re të zhvillimit të infrastrukturës, kolektivitetit rajonal dhe prosperitetit afatgjatë ekonomik”, ka thënë ai./rtk



Të tjera
Kurti zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Stocker
Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA
Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën në Graçanicë, hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për autizëm dhe sindromën Down