Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home EKONOMI

BE-ja paralajmëron kundër hapjes së llogarive në rubla për pagesat e gazit

botaelajmeve.info by botaelajmeve.info
2 months ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Komisioni Evropian tha se hapja e llogarive në rubla në një bankë ruse, me qëllim që të bëhen pagesat për gaz, shkel sanksionet e bllokut kundër Moskës, teksa Brukseli publikoi udhëzimet e reja lidhur me atë se si kompanitë munden që ligjërisht të vazhdojnë të blejnë karburante ruse.

Shtetet dhe kompanitë për javë të tëra kanë kërkuar qartësi se si mund të vazhdojnë blerjen e energjisë ruse, pasi Moska në fund të marsit kërkoi që blerësit e huaj të bëjnë pagesa me rubla për gazin rus ose do të rrezikonin që të shkëputeshin nga furnizimet.

Në udhëzuesin e përditësuar që BE-ja ka publikuar së fundmi, Komisioni Evropian konfirmoi këshillën e mëhershme se sanksionet e BE-së nuk ndalojnë kompanitë që të hapin llogari në banka ruse.

Aty u tha se kompanitë mund të paguajnë për gazin rus, për aq kohë sa këto pagesa i bëjnë me valutën që është përcaktuar në kontratat ekzistuese.

Pothuajse të gjitha kontratat për furnizim që kompanitë nga BE-ja kanë me gjigantin rus të gazit Gazprom, janë në euro ose dollarë.

Por, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të martën se hapja e llogarive në rubla në bankën ruse Gazprombank, do të ishte shkelje e regjimit të sanksioneve të bllokut evropian.

“Kjo shkon përtej indikacioneve që ne i kemi dhënë për shtetet anëtare se çfarë mund të bëjnë nën regjimin e sanksioneve”, tha ky zëdhënës për gazetarët.

Dekreti i presidentit Vladimir Putin thotë se transaksionet mund të kryhen vetëm pasi valutat e huaja të jenë këmbyer në rubla dhe kompanitë duhet të hapin dy llogari në bankën ruse, një në valutë të huaj dhe tjetrën në rubla.

Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë muajin e kaluar, pasi këto dy shtete refuzuan që të paguanin gazin me rubla.

Lexo edhe

EKONOMI

Telekomi i jep mbi 6.2 milionë euro paga për punëtorët e pensionuar vullnetarisht

July 1, 2022
Shtrenjtohet benzina, ky është tavani i çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme
EKONOMI

Shtrenjtohet benzina, ky është tavani i çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme

June 30, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Fadil Berjani për të tretën herë në krye të naftëtarëve

June 30, 2022
Bujqit kosovarë dhe mbështetja e tyre përmes PPD 2022
EKONOMI

Bujqit kosovarë dhe mbështetja e tyre përmes PPD 2022

June 30, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Kurti viziton Postën e Kosovës, e cila në muajin maj shënoi bilanc pozitiv financiar

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Murati tregon nëse do të mbulohet kostoja e policës kufitare për bashkatdhetarët

June 29, 2022
​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria për të dalë nga kriza
Lajme

​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria për të dalë nga kriza

by
July 3, 2022
0

Kosova është futur në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë...

Read more
Të paktën tre të vdekur pas shpërthimeve në qytetin rus

Të paktën tre të vdekur pas shpërthimeve në qytetin rus

July 3, 2022
Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen

NATO-n nuk e shohim vetëm si makineri ushtarake

July 3, 2022
Izraeli rrëzon me raketa dronët e Hezbollahut

Izraeli rrëzon me raketa dronët e Hezbollahut

July 3, 2022
Ripërsërit Berisha: Shqiptarët në Kosovë do ta gëzojnë shtetësinë shqiptare

Ripërsërit Berisha: Shqiptarët në Kosovë do ta gëzojnë shtetësinë shqiptare

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info