Policia e Kosovës ka njoftuar për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit me automjete në disa segmente rrugore nga Vërmica deri te pika kufitare e Hanit të Elezit.
Arsyeja qëndron te vizita që do të bëjë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore, të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikëkalimin Kufitar Hani i Elezit dhe anasjelltas, gjatë kthimit me datën 11.06.2026, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, njofton PK.



Të tjera
Kurti nis vizitën në Austri, pritet nga kancelari Christian Stocker
A e dini se sa do të fitojnë gjyqtarët në Kupën e Botës?
Juventusi intensifikon bisedimet për Martinezin, pengesë mbetet paga e argjentinasit