Botërori “Katari 2022” i FIFA-së ka filluar me disa probleme politike që kanë zënë syrin e tërë botës në këtë garë, por ndoshta më së shumti ka bërë debat shiriti i kapitenit “One Love” që kapitenet e skuadrave të disa shteteve e kanë vendosur si shenjë për të përkrahur grupet e komunitetit LGBTQ+, të drejtat e të cilëve janë shkelur disa herë nga kombi mikpritës i botëror.
FIFA ishte e shpejtë për të lajmëruar, një lëvizje që e ka shokuar shumë kënd, që çdo lojtar që e vendos këtë shirit do të disiplinohet duke u ndëshkuar me karton të verdhë para çdo ndeshje.
Ky lajmërim bëri që kapitenët të ndryshojnë shiritat, por presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ju desh të ulët tërë ndeshjen e së mërkurës afër një shiriti të tillë.
Belgjika dhe Gjermania e vendosën shiritin “One Love”
Pavarësisht përpjekjeve të FIFA-së dhe Katarit për ta ndaluar shiritin “One Love” në Botëror, Gianni Infantino nuk ishte në gjendje që të parashikonte apo të kontrollonte disa nga ministrat e vendeve që e vendosën atë në tribuna, teksa e shikuan ndeshjen përkrah tij.
Hadja Lahbib, Ministrja e Jashtme e Belgjikës është fotografuar në tribuna gjatë tërë kohës dhe ka postuar foto në Twitter poshtë të cilave ka shkruar: Zemra ime është me Djajtë e Kuq!
Nancy Feaser, Ministria e Brendshme e Gjermanisë po ashtu kishte vendosur shiritin “One Love” në të njëjtën dytë kur ajo e shikojë humbjen e shtetit të saj, Gjermanisë, nga Japonia.
Nuk ishte e vetmja protestë e Gjermanisë gjatë kësaj ndeshje, pasi që para ndeshjes skuadra pozoi duke mbuluar gojën e tyre, një shenjë kjo e qartë që skuadra po protestonte kundër FIFA-së.