Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, gjatë ditës së shtunë ka vizituar së bashku me vajzën e tij, Azën, kullën e familjes Jashari.
Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë së kujtimet e një kombi janë të gdhendura në vendet e shenjta dhe në fytyrat e atyre që i trashëgojnë ato.
Ai ka treguar se gjatë vizitës në kullë është pritur nga djemtë dhe mbesat e heronjëve Hamit dhe Sala Jashari.
“Bashkë me vajzën time të vogël Azen, kishim nderin të vizitojmë kullën e familjes Jashari, ku na pritën me bujari djemtë dhe mbesat e heronjve Hamit dhe Sala Jashari. Ishte një moment prekës të shihja Salen dhe Azen e re bashkë, si një kujtesë e gjallë e sakrificës dhe trashëgimisë sonë”, ka shkruar ai.
Të tjera
Hajdari me veteranët: Veteranët janë damari i lirisë, ata meritojnë dinjitet që s’ua cënon dinjitetin
51-shi i PDK-së: Bedri Hamza është kryeministri i ardhshëm, ne jemi përfaqësuesit e projektit që e nderon vendin
Petrit Hajdari në Komoran: Mesazhi ynë Kosova munet ma mirë po grumbullon qytetarë gjithandej.