Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në të kaluarën duke e kundërshtuar sërish idenë e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë – dhe duke e parë si skenar për ndarjen e Kosovës.
Në një intervistë për Geopost, Kurti ka thënë se kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm përmes dhunë.
”Ata prej këtij projekti të dështuar nuk kanë hequr dorë në formën e një ideje. Por kjo ide, për të ardhur në shprehje mund të bëhet vetëm nëpërmjet dhunës. Dikur ka mundur të vijë në shprehje edhe nëpërmjet bisedimeve, për shkëmbim territorial dhe ndarje të Kosovës. Sot kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm nëpërmjet dhunës dhe këtë ne jemi duke e parë dhe këtë duhet ta zmbrapsim dhe për këtë na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë”, ka thënë Kurti
Kurti kishte organizuar edhe protesta kundër ideve të shkëmbimit territorial.
Gjatë kësaj interviste ai e ka folur edhe për situatën në Veriun e Kosovës.