Eksperti i kriminalistikës pas vrasjes së 18-vjeçarit në Gjakovë: Po rikthehet rreziku i dhunës politike

Kriminologu Armend Halimi, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka komentuar rastin tragjik në Gjakovë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar.

Halimi tha se fenomeni i vrasjeve në Kosovë nuk është i ri dhe se, krahasuar me disa vende të tjera, niveli i vrasjeve në raport me numrin e banorëve mbetet shqetësues.

Ai ka shprehur shqetësimin se retorika e ashpër dhe polarizuese në hapësirën publike mund të ndikojë në rritjen e tensioneve shoqërore, duke theksuar nevojën për përgjegjësi më të madhe nga figurat politike dhe publike në diskursin e tyre.