Forumi ndërkombëtar Njihuni me Kosovën në Vjenë 2026 do të mbahet sot në Vjenë, me temën “Rruga e Kosovës drejt Integrimit Ekonomik dhe Rritjes”, duke mbledhur përfaqësues të lartë institucionalë, diplomatë, ekspertë ekonomikë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik të Vjenës “Njihuni me Kosovën në Vjenë 2026”, i cili zhvillohet nën temën “Rruga e Kosovës drejt Integrimit Ekonomik dhe Rritjes”.
Ngjarja do të nisë në orën 14:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK1. Forumi mbledh përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, sektorit privat dhe investitorëve nga Austria, Kosova dhe vende të tjera të rajonit.
Në sesionin hapës do të adresohen pjesëmarrësit nga përfaqësues të lartë të Forumit Ekonomik të Vjenës dhe të institucioneve austriake, ndërsa fjalimin kryesor do ta mbajë kryeministri në detyrë Kurti.
Pas fjalimit kryesor, diskutimet do të fokusohen në rolin e Kosovës në zhvillimin ekonomik rajonal, mundësitë e investimeve, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (ICT), transportin, energjinë dhe turizmin.
Në forum pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, kompanive austriake dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Forumi synon të promovojë Kosovën si destinacion për investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit dhe partnerëve evropianë.



Të tjera
“Na etiketojnë si favoritë dhe ne sigurisht që nuk e refuzojmë”, Pedri përpara Kupës së Botës 2026
Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve
Begaj kalon nëpër Kosovë, policia paralajmëron ndërprerje të trafikut