Gjermania, e cila është kryesisht e varur nga Rusia në blerjet e gazit natyror, bëri një lëvizje të re për të reduktuar këtë varësi. Është nënshkruar një marrëveshje midis Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Gjermanisë, e cila përfshin dërgesën e gazit natyror dhe të naftës. Pas njoftimit zyrtar u përcaktua data se kur do të arrinte gazi natyror në Gjermani.
Gjermania e cila varet shumë nga Rusia për blerjet e gazit natyror, po përgatitet për një dimër të ashpër, transmeton Kosova Post.
Kriza Energjetike që nisi me luftën Rusi-Ukrainë vazhdon të ndikojë thellë Evropën.
Gjermania, e cila është një nga vendet më të prekura nga kriza energjetike në Evropë, e cila po përgatitet për një dimër të ashpër, vazhdon kërkimin e saj për një alternativë ndaj gazit rus.
Në këtë kuadër, kancelari Scholz, i cili shkoi në një turne në Lindjen e Mesme, nënshkroi marrëveshjen e parë.
Sipas lajmeve të fundit në AFP, është arritur një marrëveshje midis Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Gjermanisë, e cila përfshin dërgesat e gazit natyror dhe naftës.
Sulltan Ahmed Al Jaber, Ministri i Industrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, e përshkroi këtë zhvillim si një “marrëveshje të re historike”.
“Udhëheqësi gjerman po bën një turne në vendet e Gjirit me shpresën për të nënshkruar marrëveshje të reja energjetike për të zëvendësuar burimet ruse dhe për të lehtësuar krizën energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska”, raportoi AFP.