​Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova ende është në “kthetra të padukshme të Serbisë”.

Gjini në kuvendin e përgjithshëm të partisë, ku pas pak pritet të votohet si kryetar i ardhshëm i kësaj partë, tha se për këtë, “faji” është tek fakti që i kanë bërë pjesë të vendimeve dhe se sipas tij, vendi duhet të “çkapet total” nga shteti serb. Ai potencoi se Kosova duhet të ndjek rrugën e saj përkundër dëshirave të Serbisë.

Gjini tha se nuk shkojnë bashkë me prish raportet me aleatët e në të njëjtën kohë me kërkuar sigurim sic nuk mund të ndodh që me mbyt ndërmarrësinë dhe me kërkuar zhvillim ekonomik.

Gjini: Kosova kurrë për asgjë Serbisë nuk i ka borxh

Gjini shtoi se edhe kur Serbia provon “të zhbëj” Kosovën, duhet t’i themi të provojnë sepse askush nuk mund të “na zhbëj”, e sipas tij, kjo duhet të jetë doktrinë për Kosovën.

Gjini: Kjo duhet me qenë doktrina për Kosovën

“Kurrë ne nuk guxojmë kësaj bote me i thënë “ne nuk mundemi me u zhvilluar se e kemi problemin me këtë”, “ne nuk mundemi me ndërtuar demokraci se e kemi problemin me atë”. Pra po kthehemi te ai populli më i përulur në botë, edhe kur të tjerët kanë thënë “krejt duam me të zhbë”, provoje me më zhbë, unë e rregulloj veten dhe s’ka mundësi askush me më zhbë. Kjo duhet me qenë doktrinare për Kosovën. Nëse dikush provon me na zhbë, ne duhet me i thënë “provo, provo”. Po ne kemi me bë një shtet të fortë, një ekonomi të fortë, kemi me i ruajtur aleancat e përhershme, edhe veç kanë me na këqyrë”, shtoi ai.

Gjini tha se kontributi dhe shkrimi i historisë që Ramush Haradinajt dhe kjo familje ka dhënë për Kosovën.