Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar listën zgjedhore të parties me moton: “Aleanca, krah teje!”.
Në një postim në facebook, Haradinaj theksoi se Kosova ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë, duke shtuar se kandidatura e tij buron nga përkushtimi për të përfaqësuar qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik.
Lista e publikuar përfshin 110 kandidatë, me Haradinajn në krye, pasuar nga Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha dhe shumë figura të tjera të njohura të partisë.



Të tjera
Takohen Krasniqi e McGurk, flasin për qeverisjen lokale në Kosovë
MINTI tregon çmimet e karburanteve sot në Kosovë
Muja autorizon pagesën e subvencioneve të mbetura për vitin 2025