Haxhiu: 3400 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova gjatë 3 viteve të fundit

Në lidhje me largimin e mjekëve nga Kosova janë deklaruar nga opozita.

Deputeti Bekim Haxhiu ka ngritur një shqetësim të madh lidhur me ikjen masive të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, duke e cilësuar këtë fenomen si alarmant dhe kërcënues për sistemin shëndetësor të vendit. Sipas deklaratës së tij, mbi 3400 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë, stomatologë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikë mjekësorë, kanë braktisur Kosovën gjatë tre viteve të fundit. Haxhiu thekson se ky trend është në rritje dhe po vazhdon edhe në vitin 2024, duke u shndërruar në një dukuri shqetësuese për funksionimin e sistemit shëndetësor.
”Mbi 3400 profesionistë shëndetësor (mjek, stomatolog, infermier, fizioteraeput, teknik mjekësor etj.) kanë ikur nga Kosova ne tri vitet e fundit, kjo është alarmante! Ikja e mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nga Kosova është shndërruar në dukuri shqetësuese për sistemin tonë shëndetësor”, tha Haxhiu.
Ai e sheh këtë situatë si një kërcënim të mundshëm për kolapsin e këtij sistemi, pasi kapaciteti për të prodhuar profesionistë shëndetësorë nuk është në përpjesëtim me ritmin e ikjes së tyre. Deputeti kritikoi ashpër Qeverinë për mosveprimin në këtë çështje, duke theksuar se mungesa e një strategjie të qartë dhe planit të mirëfilltë për të trajtuar këtë problem është shkaku kryesor i krizës. Ai kërkon një strategji të miratuar dhe mbështetje të ndjeshme për profesionistët shëndetësorë për të ndaluar këtë trend dhe për të siguruar që ata të qëndrojnë në sektorin publik në vend të kalimit në sektorin privat ose largimit nga vendi.

“Ne nuk mund të prodhojmë profesionist shëndetësor aq sa po ikin nga Kosova dhe kjo do te dërgoj ne kolaps te sistemit shëndetësor. Unë jam i shqetësuar me mos veprimin e Qeverisë për të ndaluar dukurin e ikjes se mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nga Kosova. Kjo dukuri po vazhdon me trend te rritjes edhe ne vitin 2024 dhe Qeveria këtë problem nuk është duke trajtuar as me seriozitet dhe as me prioritet. Duhet te ketë strategji te miratuar mbështetëse për profesionistët shëndetësorë për te stopuar trendin e ikjes se profesionisteve shëndetësor nga Kosova dhe nga sektori publik ne atë privat”, deklaron deputeti Haxhiu.