Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
    • LifeStyle
    • FEMRA
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
    • LifeStyle
    • FEMRA
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home RAJONI & BOTA

Italia kërkon ndihmë nga BE-ja pas rritjes së numrit të migrantëve

by
1 week ago
in RAJONI & BOTA
A A
Italia kërkon ndihmë nga BE-ja pas rritjes së numrit të migrantëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, paralajmëroi se “e ardhmja e Evropës është në rrezik” pasi një mori migrantësh zbarkuan në ishullin Lampedusa në Detin Mesdhe.

Mijëra migrantë nga brigjet e Afrikës së Veriut zbarkuan në ishullin në jug të Italisë gjatë kësaj jave, duke nxitur një krizë që ka rindezur debatin lidhur me ndarjen e përgjegjësisë në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për media në këtë ishull së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja Meloni tha se blloku duhet të punojë së bashku për t’u përballur me sfidat që sjell migrimi i pakontrolluar.

“E ardhmja e Evropës është në rrezik sepse e ardhmja e Evropës varet nga kapaciteti i Evropës për t’u përballur me sfida të mëdha”, tha Meloni.

Vetëm nga e hëna deri të mërkurën, afër 8.500 persona – më shumë se popullsia e tërësishme lokale e ishullit – arritën me 199 anije, ka thënë agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

“Migrimi i parregullt është një sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane”, tha von der Leyen, duke u bërë thirrje anëtarëve të bllokut që të marrin disa migrantë.

Kryqi i Kuq italian, që menaxhon qendrën e stërmbushur të migrantëve në Lampedusa, tha të dielën se 1.500 migrantë gjenden në qendër, pavarësisht se ajo ka kapacitet për të pranuar vetëm 400.

Transferimi i migrantëve në Sicili dhe pjesë të tjera të Italisë nuk ka bërë ndryshimin pasi migrantët po vazhdojnë të zbarkojnë në Lampedusa, tha Kryqi i Kuq, duke shtuar se transferime të tjera pritet të bëhen më vonë gjatë 17 shtatorit.

Anijet e shpëtimit që operohen nga organizata sikurse Mjekët pa Kufi kanë shpëtuar pothuajse 500 migrantë përgjatë 11 operacioneve. Por, dhjetëra anije të vogla vazhdojnë të kalojnë për në Lampedusa, ku sistemi për menaxhimin e migrantëve është buzë kolapsit.

Vetëm gjatë këtij viti, mbi 127.000 migrantë kanë arritur në brigjet italiane, apo dyfish më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mbi 2.000 persona kanë vdekur gjatë këtij viti gjatë kalimit nga Afrika e Veriut për në Itali dhe Maltë, ka thënë agjencia për migrim e OKB-së.

BE-ja po punon që të ndryshojë rregullat se si duhet të menaxhohet ardhja e migrantëve.

Në Francë, anëtarët e të djathtës ekstreme kanë argumentuar se Parisi nuk duhet të lejojë që ndonjë migrantë nga Lampedusa të kalojë kufirin nga Italia.

Megjithatë, burimet e AFP-së brenda Qeverisë franceze kanë thënë se Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar dhe janë pajtuar për nevojën “e forcimit të bashkëpunimit në nivel evropian”.

ADVERTISEMENT

Lexo edhe

Infermierja Lucy Letby do të përballet me rigjykim për akuzën e tentim vrasjes së fëmijëve
RAJONI & BOTA

Infermierja Lucy Letby do të përballet me rigjykim për akuzën e tentim vrasjes së fëmijëve

September 26, 2023
Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente
RAJONI & BOTA

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

September 26, 2023
Milan Radojiçiq dyshohet të jetë plagosur dhe po trajtohet në Serbi
RAJONI & BOTA

Milan Radojiçiq dyshohet të jetë plagosur dhe po trajtohet në Serbi

September 25, 2023
Përplasje mes Vuçiqit e deputetit gjerman: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm
RAJONI & BOTA

Përplasje mes Vuçiqit e deputetit gjerman: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

September 25, 2023
Kthehen shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë
RAJONI & BOTA

Kthehen shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë

September 25, 2023
Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Serbi, një ditë pas sulmit në veri të Kosovës
RAJONI & BOTA

Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Serbi, një ditë pas sulmit në veri të Kosovës

September 25, 2023
Sa vezë mund të hani në një javë për shëndetin e organizmit?
SHËNDETËSI

Sa vezë mund të hani në një javë për shëndetin e organizmit?

by
September 26, 2023
0

Mëngjesi tipik i shumë amvisave shqiptare përfshinë vezët. Ato na serviren të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme....

Read more
Rohde: Sulmi i tmerrshëm terrorist nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut

Rohde: Sulmi i tmerrshëm terrorist nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut

September 26, 2023
Infermierja Lucy Letby do të përballet me rigjykim për akuzën e tentim vrasjes së fëmijëve

Infermierja Lucy Letby do të përballet me rigjykim për akuzën e tentim vrasjes së fëmijëve

September 26, 2023
Plagoset krimineli Milan Radojicic

Plagoset krimineli Milan Radojicic

September 26, 2023
Interi regjistron fitoren e pestë radhazi, mposht edhe Empolin

Interi regjistron fitoren e pestë radhazi, mposht edhe Empolin

September 26, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
    • LifeStyle
    • FEMRA
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info