Në një marrëdhënie normale, partnerët duhet të kenë miqësi individuale edhe me gjininë e kundërt, por në realitet ka miqësi që e kërcënojnë një raport në çift.
Ajo që në dukje ngjan me një raport miqësor të pafajshëm, mund të shkojë në kufijtë e një flirti dhe shumë më tepër. Si mund ta parandaloni këtë?
Ja katër rregullat që i duhen bashkëshortit tuaj për miqësitë me gratë e tjera:
Sigurohuni që nuk ka standard të dyfishtë
“Nëse ai mundet, unë mundem,” kjo është formula me të cilin jetojnë shumë çifte. Nëse është OK që një burrë të flasë apo të ketë miqësi me gra të tjera, i njëjti standard nuk vlen për gratë.
Bini dakord për kufijtë e duhur
Ndërveprimi midis njerëzve të gjinive të ndryshme edhe pas martesës është pjesë e jetës. Për shkak se miqësitë burrë/grua jashtë martesës janë të pashmangshme, gruaja nuk duhet ta kufizojë veten në miqësitë me burra të tjerë, por edhe partneri duhet të bëjë të njëjtën gjë.
Ju duhet të jeni mjaftueshëm të bindur në miqësitë e partnerëve që nuk shkojnë deri në tradhti.
Përfshini njëri-tjetrin në miqësi
Shumë individë besojnë se nëse burri juaj dëshiron të kultivojë një miqësi me një grua, qoftë kolege apo dikë nga e kaluara e tij, ai duhet të të ftojë ty dhe bashkëshortin e gruas (nëse ajo ka) në darkë ose në rrethin e miqësisë.
E njëjta formulë vlen edhe për gratë. Kjo lloj transparence i bën të gjithë të ndihen më rehat.