Kosova e ka fituar rastin kundër kompanisë financiare “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbritazhit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook tha se pretendimet e ‘IuteCredit’ se revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbritrat dhe i paligjshëm janë hedhur poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit.
“Republika e Kosovës shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë.
Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhen poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit”.
Tutje, Kurti tha se si pasojë e kësaj fitoreje, Ministria e Drejtësisë i ka shpërtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë euro.
“Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat.
Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro”.
Kryeministri Kurti thotë se kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve gjatë këtij mandati qeverisës.
“Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro.
Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës”.
Insistimi jonë për ligjshmeri dhe vetëm ligjshmeri në vendimet tona u konfirmua si i drejte edhe nga arbitrazhi nderkombetar, ka shkruar Sokol Havolli ne facebook, ish zëvendës/guvernatorit te BQK-së.
“Ne insistuam ne ligjshmeri edhe kur u sulmuam ne menyre te paskrupullt nga qarqe te ndryshme, madje edhe me pozicione te rendesishme publike, brenda vendit.
Prandaj, ndjehem shume krenar që, me autorizimin e Guvernatorit Fehmi Mehmeti, udhëheqa ekipën me te cilen i’a shpëtuam Kosovës 30 milionë euro, i mbrojtem qytetarët e Kosoves nga abuzimi financiar dhe ruajtëm stabilitetin financiar në vend!
Kjo dëshmon punën e ndershme dhe të përgjegjshme në shërbim të Republikës tonë!”