Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home TECH

Kosova pa identitet në internet

by
7 days ago
in TECH
A A
Kosova pa identitet në internet
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë pa qasje të plotë në internet si pasojë e kontestimit të pavarësisë së saj. Ky izolim ka ndikuar në identitetin digjital, që po paraqet pengesë në zhvillimin e biznesit online për qytetarët e vendit.

Fjalia “Kjo video nuk mund të shikohet në shtetin tuaj” në Youtube, nuk është i vetmi indikator se si Kosova nuk ka qasje nëpër shumë platforma.

Një nga videot në Youtube me përmbajtje të kufizuar në Kosovë.
Një nga videot në Youtube me përmbajtje të kufizuar në Kosovë.

Shpjegimin që Youtube e jep për këtë, është se disa video në këtë platformë mund të kufizohen në një shtet për shkak të vendimit të krijuesit të përmbajtjes për të kufizuar disponueshmërinë në vende ose rajone të caktuara, që zakonisht lidhen me të drejtat e licencimit. Për më tepër, YouTube mund të bllokojë gjithashtu disa video për t’iu përmbajtur ligjeve vendore të atij vendi.

Gjiganti Google nuk e njeh sovranitetin e Kosovës. Vendi, në Google Maps e ka të shënuar kufirin me Serbinë me vija të ndërprera. Google është një kompani amerikane e teknologjisë shumëkombëshe që fokusohet në teknologjinë e motorëve të kërkimit, reklamimin në internet, softuerin kompjuterik, tregtinë elektronike, inteligjencën artificiale dhe elektronikën e konsumit.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kjo kompani thotë se “territoret e kontestuara” i shënojnë në këtë formë.

“Në përputhje me politikat tona të gjera gjeopolitike, ne shfaqim në mënyrë objektive territoret e kontestuara në Google Maps duke konsultuar të dhëna nga një gamë e gjerë autoritetesh hartografike globale. Kur kufijtë janë të kontestuar, ne i shënojmë ata me një vijë gri të ndërprerë”, u shpreh Gabriela Chiorean, nga zyra e komunikimit e kompanisë Google.

Vijë me ndërprerje midis Serbisë dhe Kosovës dhe jo një kufi i plotë në Google Maps.
Vijë me ndërprerje midis Serbisë dhe Kosovës dhe jo një kufi i plotë në Google Maps.

Kosova nuk ka qasje as në PayPal – platformën më të madhe në botë për pagesa online – edhe pse sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021, përdorimi i internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit u shfrytëzua nga 23.1 për qind e përdoruesve të internetit.

Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se Kosova ka shkallë të lartë të depërtimit të internetit, porse tregtia elektronike është ende në fazat e hershme. Për shkak të COVID-19, ata shpjegojnë se më shumë kompani në Kosovë kanë filluar të eksperimentojnë me tregtinë elektronike apo biznesin në internet.

“Bankat dhe shërbimet komunale ofrojnë opsione online dhe Kosova ndjek standardet e BE-së për tregtinë elektronike dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Shumica e blerjeve në internet bëhen përmes shitësve me pakicë të BE-së dhe SHBA-së, metodat e pagesës përfshijnë e-banking, kartat e kreditit dhe paratë në dorëzim. PayPal dhe Payoneer nuk janë të disponueshme në Kosovë, por disa përdorues gjejnë mënyra alternative përmes vendeve fqinje”, thuhet në publikimin e Administratës Ndërkombëtare të Tregtisë të SHBA-s.

Në Kosovë nuk funksionon as muzika e audio në Instagram. Kjo ndodh sepse platforma mund të mos e ketë marrë ende licencën muzikore për një rajon specifik, në këtë rast Kosovën. Instagrami ka nevojë për një licencë për të luajtur muzikë për të shmangur shkeljen e të drejtave të autorit ose Ligjit kundër piraterisë.

Fitorja e parë dhe e vetme e Kosovës në njohjet digjitale, duket se ka qenë saktësisht 10 vjet më parë, kur Facebooku e njohu si shtet. Kjo njohje ndryshoi mënyrën se si qytetarët dhe bizneset filluan të përcaktojnë audiencën në bazë të territorit, duke e targetuar audiencën se ku duan të reklamojnë produktet e tyre.

“Gjendja e diplomacisë digjitale dhe njohja e Kosovës në internet është sfiduese”, thotë Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.

“Duke marrë për bazë këtë pjesë, MPJD-ja për herë të parë, këtë vit, ka krijuar një departament për diplomaci publike, në kuadër të të cilit e ka diplomacinë digjitale si divizion, si rezultat i reformës që po ndodh në këtë institucion”, shton ajo.

Sipas saj, një prej prioriteteve të MPJD-së në vitin 2023 është finalizimi i strategjisë për diplomaci publike “me fokus te pjesa digjitale dhe qytetare”.

“Vitin që shkoi, MPJD-ja ka mbajtur një numër të punëtorive dhe konsultimeve me hisedarët kryesorë në Kosovë, për të zhvilluar një mekanizëm që do të rrisë paraqitjen e Kosovës në sferën digjitale, si dhe do të avokojë që qytetarët dhe bizneset në Kosovë të gëzojnë qasje dhe shërbime të plota nga kompanitë e mëdha”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Diplomacia digjitale ka shënuar ngecje

Nga Qendra e Kosovës për Inovacion (ICK) thonë së Kosova ka ngecje në diplomacinë digjitale.

“Kemi ngecje, sidomos viteve të fundit kur do të duhet të kishim një angazhim edhe më të lartë në këtë drejtim. Është botërisht e ditur nevoja që të kemi prezencë në të gjitha platformat dhe të njihemi si Kosovë, jo vetëm për pjesën politike, por edhe atë praktike dhe ekonomike”, thotë Uranik Begu, drejtues i kësaj qendre.

Ai thotë se duke pasur parasysh që një numër i madh i qytetarëve të Kosovës tashmë punojnë në top-brendet më të mëdha globale, Kosova ka mundësi për një mobilizim më të madh në këtë drejtim.

Edhe sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, përtej angazhimit të shtetit dhe të korpusit diplomatik, fokusi është vendosur te roli që luan qytetari brenda dhe jashtë vendit.

“Ne besojmë shumë në rolin e qytetarit diplomat dhe në rolin që kanë qytetarët ‘online’ apo ndryshe ‘netizens’, kur flasim për promovimin e imazhit të Kosovës”, thotë Gashi.

Përdorues masivë të internetit, por pa adresë

Kosova nuk e ka as domenin e saj, dhe për shkak të kësaj nuk ka gjurmë digjitale. Domeni është kod i nivelit të lartë në internet që përdoret ose rezervohet përgjithësisht për një vend, shtet sovran ose territor të pavarur.

Ueb-faqet qeveritare janë të regjistruara nën domenin (.net), ndërsa portalet dhe ueb faqet tjera nën domenin (.com). Ndryshe prej Kosovës, shtetet e rajonit i kanë domenet e tyre. Shqipëria është me domenin shtetëror (.al), Maqedonia e Veriut me domenin (.mk), Mali i Zi (.me) dhe Seriba (.rs).

Asnjë nga shtetet e rajonit nuk përballet me mosnjohje në internet.

Kosovarët janë përdorues intensivë të internetit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2021, interneti është i shtrirë gati në 100 për qind të territorit të Kosovës.

Statistikat tregojnë se individët e moshës 16-74 që përfaqësojnë 95 për qind të popullsisë së Kosovës, përdorin internetin, ndërkohë vetëm 2.5 për qind e individëve janë deklaruar se asnjëherë nuk e kanë përdorur internetin.

Në vitin 2021, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 96.1 për qind, ndërsa 2.1 për qind e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje.

Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular.

Kur një person regjistrohet në një treg online, ai duhet të vendosë shtetin prej nga po lidhet. Në rastin e Kosovës, shumë platforma nuk e ofrojnë as në përzgjedhje në listën e tyre këtë shtet.

Qytetarët e Kosovës tradicionalisht, kur kanë porositur diçka online, është dashur ta regjistrojnë veten si qytetarë të Serbisë ose Shqipërisë, dhe më pas shënojnë vendbanimin duke shtuar adresën e plotë përmes qytetit.

Kohëve të fundit, ata kanë filluar të përdorin VPN-in, një mundësi e ndryshimit të adresës së internetit. VPN është një shërbim që mundëson fshehjen e lokacionit online. Një VPN krijon një lidhje të sigurt, të koduar midis kompjuterit dhe internetit, duke siguruar një “tunel privat”.

MPJD-ja thotë se vitin që shkoi, janë mbajtur “një numër punëtorish dhe konsultimesh me hisedarët kryesorë në Kosovë, për të zhvilluar një mekanizëm që do të rrisë paraqitjen e Kosovës në sferën digjitale, si dhe do të avokojë që qytetarët dhe bizneset në Kosovë të gëzojnë qasje dhe shërbime të plota nga kompanitë e mëdha”.

“Në të kaluarën kemi pasur disa iniciativa edhe nga qytetarë, organizata, po edhe nga qeveritë e kaluara. Për shembull, përfshirja e Kosovës në ‘Apple Maps’. Kjo kampanjë, që mori rreth 200.000 nënshkrime, ishte shembulli më i mirë i këtyre iniciativave, mirëpo fokusi ynë është te zgjedhja e kodit permanent ISO dhe në këtë drejtim po punojmë në avokim tek organet kompetente ndërkombëtare”, thotë zëvendësministrja Gashi.

Për një shtet është e rëndësishme që të njihet në platformat digjitale, sepse e lejon qeverinë dhe qytetarët e atij shteti të komunikojnë dhe të bëjnë biznes në internet, lehtëson qasjen në informacione dhe shërbime, si dhe ndihmon në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik.

Për më tepër, njohja në internet krijon identitet dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies.

ADVERTISEMENT

Lexo edhe

31 janari do të jetë dita e fundit – Microsoft do të ndalojë shitjen e Windows 10
TECH

31 janari do të jetë dita e fundit – Microsoft do të ndalojë shitjen e Windows 10

January 24, 2023
TECH

Microsoft konfirmon se po investon miliarda në krijuesin e ChatGPT

January 24, 2023
Pse shkollat në ShBA po e bllokojnë ChatGPT-në?
TECH

Microsoft investon miliarda dollarë në ChatGPT

January 23, 2023
Alphabet, kompania amë e Google-it shkurton 12 mijë vende pune
TECH

Alphabet, kompania amë e Google-it shkurton 12 mijë vende pune

January 20, 2023
Nëse i dalloni këto shenja, iPhone juaj ka virus
TECH

Nëse i dalloni këto shenja, iPhone juaj ka virus

January 19, 2023
Microsoft do të shkurtojë 10.000 vende pune
TECH

Microsoft do të shkurtojë 10.000 vende pune

January 18, 2023
Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur
Lajme

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

by botaelajmeve.info
January 29, 2023
0

Një autobus pasagjerësh ra në një humnerë në veri të Perusë të shtunën duke lënë të paktën 25 persona të...

Read more
Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

January 29, 2023
Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

January 29, 2023
Kurti e takon Abazoviqin për herë të parë pasi u bë kryeministër

Asociacioni i komunave nuk duhet të krijohet në baza etnike

January 29, 2023
Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

January 29, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info