Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit Donald Trump për partneritetin dhe mbështetjen e tij gjatë pjesëmarrjes në Bordin e Paqes në Uashington, D.C, transmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjetin social X, ajo ka theksuar se Kosova qëndron krah për krah me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes.
“Kisha nderin ta përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, D.C. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes. Jam mirënjohëse ndaj Presidentit @DonaldTrump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqe në rajonin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani. 



Të tjera
Makaronat nuk të shëndoshin… nëse hahen në sasi të moderuar
Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe
Kri*minelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë ngushtë