Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home Lajme

Krasniqi: Deputetët duhet të votojnë në interes të qytetarëve e mos të frikësohen nga kryeministri (VIDEO)

by
12 months ago
in Lajme
A A
Krasniqi: Deputetët duhet të votojnë në interes të qytetarëve e mos të frikësohen nga kryeministri (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar shumicën parlamentare që të votoj Projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti, siç ka thënë ai, për ta lehtësuar jetën e rënduar të qytetarëve nga kriza ekonomike.

Krasniqi duke thënë se e kupton që deputetët e shumicës mund të kenë presion për të votuar kundër, i ftoi ata që ta dëgjojnë ndërgjegjen dhe të përkrahin një mocion procedural për votim të fshehtë për këtë pikë.

“E di që kur je deputet i shumicës nuk është e lehtë. Kam qenë edhe vet deputet i shumicës, kam qenë edhe kryetar i GP, e di që vjen kryetari i Grupit ose kryeministri, thotë s’bon por unë sinqerisht sot ju ftoj si deputetë të qytetarëve, të atyre që ua kanë dhënë mandatin dhe ju kanë sjellë këtu. Kryeministri ju ka fut në listë, por deputetë ju kanë bërë votuesit tuaj, qytetarët tuaj, ata që kanë nevojë sot për juve dhe votën e secilit prej nesh. Guxoni sot, ose nëse mendoni që e keni më lehtë hajde po propozojmë mocion për votim të fshehtë nëse doni me votu, sepse keni presion, por mbi të gjitha ju keni guxuar për Kodin Civil gjysma se keni dëgju kryeministrin, e keni dëgjuar ndërgjegjen. Dëgjoni ndërgjegjen edhe për qytetarët e Kosovës.”, tha kreu i PDK-së.

Ai tha gjendja e rëndë ekonomike aktualisht, i ka detyruar qytetarët të kërkojnë tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

“Arsyet duhet me i kërku te gjendja e rëndë ekonomike në vendin tonë, sepse është kjo gjendje ajo që i ka shtyrë qytetarët me kërku lejimin e tërheqjen së një pjese të mjeteve të kursyera në Trust, diçka që ne vetëm e kemi marrë përsipër ta procedojmë në mungesë të veprimeve të Qeverisë për ta sjellë para deputetëve. Prandaj, ata që mendojnë t’u japin leksione qytetarëve se a duhet lejuar a s’duhet lejuar tërheqja e mjeteve të tyre nga Trusti, unë besoj që fillimisht duhet të kenë përgjegjësi pak më shumë për gjendjen e rënduar ekonomike që e ka nxitur këtë nevojë.”, shtoi Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se të gjitha kategoritë janë injoruar nga qeveria, e cila është mbyllur në zyre dhe nuk po e sheh realitetin e as nuk e ka marrë as mundin të ju dalë në ndihmë qytetarëve.

“Mjekët, infermierët dhe specialistët, që në një natë kujdestarie kujdesen për dhjetëra pacientë, trajtohen si raste sociale, herë duke iu lejuar shtesat, herë duke ua heqë ato. Mësuesit e arsimtarët, prej të cilëve kërkojmë punë e përkushtim, janë totalisht të papërfillshëm në dialogun social që i duhet këtij vendi, dhe protestat e tyre më të mëdhatë ndonjëherë nuk i bëjnë përshtypje qeverisë. Policët vazhdojnë të punojnë pa kushte, edhe uniformat e çizmet i kanë të vjetra me, e pa shpërblim adekuat, si dhe pa pensionim të parakohshëm, për të cilin jam sigurt që një pjesë e tyre e madhe ua kanë dhënë votën. Veteranët janë injoruar totalisht, janë fyer, e nuk janë bërë pjesë e këtij ligji që e keni sjellë për pagën minimale. E shërbyesit civil, pagat i kanë të barasvlershme me këstet e kredisë, ndërsa kreditë i kanë burime për mbijetesë. Dhe përballë kësaj gjendje të rënduar sociale e ekonomike, e kemi një qeveri të deklaruar të majtë, por në regjistrat publik po del që është e majme, sepse i kemi parë deklarimet e pasurisë së saj. “, tha ai.

ADVERTISEMENT

Lexo edhe

faton peci
Lajme

Peci, Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!

June 5, 2023
Besnik Tahiri
Lajme

Tahiri (AAK): Mocionin e mosbesimit e kemi përpiluar, jemi në diskutim me dy partitë opozitare

June 5, 2023
Lajme

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

June 5, 2023
Lajme

Kurti në mbrëmje pret në takim Lajçakun dhe Escobarin

June 5, 2023
Lajme

Java e Krenarisë bashkon sot Kurtin e Osmanin me ambasadorin amerikan e atë suedez

June 5, 2023
Protestat ne veri
Lajme

Dita e njëmbëdhjetë, vazhdojnë protestat në veri

June 5, 2023
Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë
RAJONI & BOTA

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

by
June 5, 2023
0

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, ka publikuar Plan nëntë pikësh për deeskalimin dhe normalizimin e tensioneve në veri të...

Read more
Pas Maqedonisë, Kosova me çmimin më të ulët të naftës në rajon

Lajm i keq për qytetarët: Rriten çmimet e naftës

June 5, 2023
faton peci

Peci, Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!

June 5, 2023
Benzema e mbyll me gol karrierën me ‘Mbretërit’

Benzema e mbyll me gol karrierën me ‘Mbretërit’

June 5, 2023
Mosnjohja e diplomave, ul interesimin për studime nga Lugina në Kosovë

Mosnjohja e diplomave, ul interesimin për studime nga Lugina në Kosovë

June 5, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info