Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
    • LifeStyle
    • FEMRA
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
    • LifeStyle
    • FEMRA
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home Uncategorized

Kryetari i Komunës së Zveçanit flet për Express: Jam në zyrë, gjithçka është nën kontroll

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka konfirmuar se ndodhet brenda objektit të Komunës, në zyrën e kryetarit.

Bote Lajmeve by Bote Lajmeve
4 months ago
in Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në një prononcim për Gazetën Express, Peci tha se tash gjithçka është nën kontroll.

ADVERTISEMENT
Ai konfirmoi edhe largimin e flamujve serb nga objekti i komunës, derisa shtoi se në objektin e komunës ndodhen edhe policë, të cilët “janë duke e vazhduar punën e vetë”.

“Po, unë për momentin jam në zyrën e kryetarit, dmth në objektin e Komunës. Mirë, në objekt të komunës gjithçka është nën kontroll. Veç janë hjek do simbole, janë hjek prej zyrës këtu. Për momentin s’ka shumë, tentimi i parë patë ma shumë derisa erdh Njësia Speciale dhe gjithçka u rregullua. Situata për momentin është shumë e qetë mrena në objektin e komunës. Policia janë duke e vazhduar punën e vetë. Po, janë në objekt, në punën e tyre, unë punën time si kryetar komune në zyrën time”, ka thënë Peci për Express.

Sot para objektit komunave veriore, janë mbledhur qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj. Situata është tensionuar në Zveçan, ku turma ishte më e madhe dhe pati konfrontim me Policinë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën, ndërkaq janë dëgjuar edhe krisma, që mediat raportojnë se ishin të shok-bombave.

Janë publikuar edhe pamjet e një veture të djegur të Policisë së Kosovës.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë brenda objektit të komunës. Zeqiri ka thënë se është duke pritur të krijohen kushtet për ta bërë një gjë të tillë. “Akoma nuk jam vendosur në zyrë, në komunë, afër komunës jemi këtu në oborr”, ka thënë për Albanian Post.

Izmir Zeqiri, kryetari i sapo betuar i Zubin Potokut, përmes telefonit. “Po presim të vendosemi në komunë, po rrimë afër tash”. Kurse Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet në veri për Kallxo.com

Atiq ka treguar se i ka dëgjuar sirenat, duke shtuar se tashmë ato janë ndalur.

Tutje, kryetari i Mitrovicës së Veriut, që vjen nga radhet e LVV-së, thotë është në objektin e komunës. “Alarmin e kam dëgjuar edhe unë, më herët sepse tani është ndal” –tha kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut. “Po, sot unë jam këtu, në objektin e komunës, në zyrë. Nuk di më shumë detaje, unë jam këtu, po punoj kam takime…” – ka deklaruar Atiq.

Lexo edhe

Uncategorized

Aktorja Angelina Jolie përmend Kosovën në shqip

September 18, 2023
Uncategorized

Cilat pemë kanë pak sheqer e cilat kanë shumë

July 28, 2023
Uncategorized

Shuhen shpresat e Serbisë/ Këto janë planet që po përgatiten për Kosovën, vjen paralajmërimi i madh

July 9, 2023
Uncategorized

Kurti me fotografi: Policët u kidnapuan thellë në Kosovë, KFOR-i ka parë gjurmë dhe pranga, e habitshme që s’e përmend

June 15, 2023
Uncategorized

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia – zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

May 31, 2023
Uncategorized

Voziti veturën 215 km/h në zonën e kufizimit 80, ndalohet drejtuesi i veturës në Gracë të Vushtrrisë

May 25, 2023
Ish-komandanti i ushtrisë serbe: Shërbimet serbe të sigurisë janë shkatërruar, Kosova triumfoi mbi Vuçiqin
RAJONI & BOTA

Ish-komandanti i ushtrisë serbe: Shërbimet serbe të sigurisë janë shkatërruar, Kosova triumfoi mbi Vuçiqin

by
September 26, 2023
0

Kryetari i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, i cili deri në vitin 2008 ka qenë komandant i përgjithshëm shtabit...

Read more
Sa vezë mund të hani në një javë për shëndetin e organizmit?

Sa vezë mund të hani në një javë për shëndetin e organizmit?

September 26, 2023
Rohde: Sulmi i tmerrshëm terrorist nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut

Rohde: Sulmi i tmerrshëm terrorist nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut

September 26, 2023
Infermierja Lucy Letby do të përballet me rigjykim për akuzën e tentim vrasjes së fëmijëve

Infermierja Lucy Letby do të përballet me rigjykim për akuzën e tentim vrasjes së fëmijëve

September 26, 2023
Plagoset krimineli Milan Radojicic

Plagoset krimineli Milan Radojicic

September 26, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
    • LifeStyle
    • FEMRA
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info