Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë shqiptarë në Zvicër, ku është diskutuar për çështje kombëtare, historinë, arsimin dhe të ardhmen.
Kurti tha se takimi me të rinjtë nga të gjitha trevat ishte i ngrohtë dhe i afërt, ndërsa theksoi rëndësinë e librave dhe dijes në formësimin e shoqërisë.
“”Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” e Sami Frashërit, “Filozofia politike e çështjes shqiptare” e Ukshin Hotit, “Kosova” e Noel Malcolmit, “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” e Fan Nolit, si dhe botime për Gjergj Kastriotin, nga Marin Barleti e deri te Aurel Plasari, janë librat për të cilët diskutuam dhe i këshillova t’i lexojnë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas tij, forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor, duke shtuar se synohet përfshirja e kuadrove nga mërgata në institucionet publike dhe arsimore në Kosovë.


Të tjera
Kurti në Zvicër: Patriotizmi më i lartë është arsimi cilësor
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: Akuzat bien mbi vetë opozitën
Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë