Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home AKTUALE

Kurti nis takimet në Francë, i njoftoi deputetët evropianë për zhvillimet e fundit në vend

Bote Lajmeve by Bote Lajmeve
2 weeks ago
in AKTUALE, Lajme
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrimin dyditor në Strasburg të Francës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e filloi me takimin me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogovic nga Sllovenia, Vladimir Bilcik nga Sllovakia. EPP përbën grupin më të madh politik në Parlamentin Evropian.

ADVERTISEMENT

Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, kryeministri Kurti i njoftoi deputetët evropianë për zhvillimet e fundit në vend, arritjet kryesore të qeverisë, e cila javën tjetër mbushë plot dy vjet, sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, dhe për përmirësimet në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare. Së fundmi, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022, dëshmi e formalizimit të ekonomisë, mbledhjes së borxheve dhe e gatishmërisë së qytetarëve dhe bizneseve që të paguajnë tatime. Teksa është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas Transparency International.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në dhjetor të vitit të kaluar, dhe për aplikimin në Këshillin e Evropës,  në maj të vitit të kaluar, dy organizata këto me të cilat shteti dhe populli i Kosovës ndajnë synime, vlera dhe bindje të përbashkëta. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes së Parlamentit Evropian në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës dhe mbështetjes përgjatë gjithë rrugëtimit integrues. U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim.

Eurodeputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Kurti po qëndron në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, Fitore Pacolli Dalipi, Jeta Statovci, dhe Armend Muja.

Lexo edhe

Dy pjesëtarë të FSK-së trajnohen nga KFOR-i, do marrin pjesë në garën për Luftëtarin Më Të Mirë
Lajme

Dy pjesëtarë të FSK-së trajnohen nga KFOR-i, do marrin pjesë në garën për Luftëtarin Më Të Mirë

March 27, 2023
Kamala Harris
Lajme

Harris nis vizitën në Afrikë me qëllim për të riparuar marrëdhëniet

March 26, 2023
​FSK-ja në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni
Lajme

​FSK-ja në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

March 26, 2023
Aksident
Lajme

Vetaksident në Vetërnik, lëndohet një person

March 26, 2023
albin kurti bajram begaj
Lajme

Kurti arrin në Tiranë, pritet nga Begaj

March 26, 2023
Martti Ahtisaari
Lajme

Para 16 vjetësh Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

March 26, 2023
Dy pjesëtarë të FSK-së trajnohen nga KFOR-i, do marrin pjesë në garën për Luftëtarin Më Të Mirë
Lajme

Dy pjesëtarë të FSK-së trajnohen nga KFOR-i, do marrin pjesë në garën për Luftëtarin Më Të Mirë

by botaelajmeve.info
March 27, 2023
0

Garda Nacionale e Iowa-s ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale se dy ushtarë të...

Read more
'Ka qenë ëndërr të luaj për Gjermaninë', Mërgim Berisha tregon emocionet e debutimit me 'Pancerat'

‘Ka qenë ëndërr të luaj për Gjermaninë’, Mërgim Berisha tregon emocionet e debutimit me ‘Pancerat’

March 26, 2023
Orliq: Protestat në Prishtinë janë tregues i rëndësisë së Bashkësisë së Komunave Serbe

Orliq: Protestat në Prishtinë janë tregues i rëndësisë së Bashkësisë së Komunave Serbe

March 26, 2023
Hoti tregon të dhënat e Doganës së Kosovës: Shikojeni sa ka rënë prodhimi vendor

Hoti: 2.5 miliardë euro kursime të Trustit në mëshirë të tregut

March 26, 2023
Kamala Harris

Harris nis vizitën në Afrikë me qëllim për të riparuar marrëdhëniet

March 26, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info