Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home EKONOMI

Kurti viziton Postën e Kosovës, e cila në muajin maj shënoi bilanc pozitiv financiar

by
2 months ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter

I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri i Ekonomisë Mentor Arifaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi Postën e Kosovës, ku u prit nga Kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrje publike, Fadil Bejta, Ushtruesja e Detyrës së Kryeshefes ekzekutive, Fakete Kadiu dhe stafi menaxhues i ndërmarrjes.

Gjatë bisedës u diskutuan shumë çështje me interes për zhvillimin e Postës së Kosovës, por edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet. Me theks të veçantë u diskutua për nevojën dhe planet për digjitalizimin e shërbimeve, që posta ofron dhe mbështetjen e qeverisë.

Posta e Kosovës ka gjithsej 132 zyre postare dhe në muajin maj ka shënuar bilanc pozitiv financiar, me ç ‘rast ka shënuar të hyra më të larta se sa shpenzime. Zyra Kombëtare e Auditimit së fundmi ka vlerësuar pozitivisht pasqyrat financiare të Postës së Kosovës, duke i dhënë opinion të kualifikuar pas vlerësimeve negative, që Posta ka marrë nga po kjo Zyre në pesë vitet e fundit rresht.

Kryeministri Kurti përgëzoi bordin dhe menaxhmentin për këto rezultate dhe falënderoi ata dhe të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës për shërbimet e shpejta dhe cilësore, që u ofrojnë qytetarëve të Republikë së Kosovës. Njëkohësisht, u zotua për bashkëpunim dhe mbështetje ndaj Postës, me qëllim përmirësimin e mëtutjeshëm të këtyre shërbimeve. Në fund të takimit, znj. Kadiu, Ushtruese e Detyrës së Kryeshefes ekzekutive, i dhuroi kryeministrit si dhuratë dy pulla postare, që kanë fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare; njëra vendin e katërt për nga bukuria e dizajnit, ndërkaq tjetra, e cila paraqet shenjtërimin e Nënën Terezë, është përzgjedhur si pulla postare më përmbajtjësore në botë.

Prononicimi para medieve i Kryeministrit Kurti pas vizitës në Postën e Kosovës:

Sot erdhëm bashkë me ministren e Ekonomisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Artane Rizvanolli dhe me zëvendësministrin e Ekonomisë, z. Mentor Arifaj, që të vizitojmë Postën e Kosovës, me ç ‘rast e falënderojmë për mikpritjen Ushtruesen e Detyrës së Kryeshefes, znj. Fakete Kadiu dhe Kryesuesin e Bordit, z. Fadil Bejtën.

I diskutuam shumë çështje të Postës së Kosovës, dhe gjithashtu sfidat e vështirësitë që i kanë. Por, lajmi i mirë është se në muajin maj, që e lamë pas, kemi pasur bilanc pozitiv në Postën e Kosovës. Pra të hyrat janë më të larta se sa shpenzimet dhe ky natyrisht është si rezultat i punës së përbashkët të këtij kolektivi i cili ofron shërbimin universal të shtetit të Kosovës, pra Postën e Kosovës.

Advertisement

I kanë 132 zyra postare anë e mbanë Kosovës dhe përveçse nga kredia që kanë marrë në të njëjtën kohë kanë përfituar edhe nga një marrëveshje që ka Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administrimit të Pushteti Lokal, me Postën e Kosovës.

Unë e falënderoj znj. Kadiu dhe z. Bejtën dhe gjithë Bordin e menaxhmentin, po edhe gjithë punëtorët e Postës së Kosovës, për shërbimet e shpejta dhe cilësore që ua ofrojnë qytetarëve të Republikës, në këtë kohë të vështirë për postat anë e mbanë botës e në veçanti këtu te ne.

Ne zotohemi që do të bashkëpunojmë me Postën e Kosovës, dhe do t’i mbështesim në mënyrë që shërbimet e tyre të jenë edhe më të shpejta, të jenë edhe më cilësore, e me këtë rast natyrisht që do ta kisha theksuar faktin që Posta e Kosovës ndihmon në veçanti për asistencën sociale në kuadër të skemave sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës, aq më shumë kur dihet se vitin 2022 e kemi shpallur si vit të personave me aftësi të kufizuara, ata pra të cilët më së shumti kanë nevojë për shërbimet e shtetit. /Kosova.info/

Lexo edhe

Kosova.Info
EKONOMI

Ish-drejtori i KEK-ut jep detaje si mund të zgjidhjet kriza energjetike

August 15, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Gërxhaliu: Vetëm në vitin 2022 janë bllokuar dy investime strategjike 

August 15, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Bie çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar

August 15, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

KEDS publikon hartën, kështu do të jenë reduktimet nëpër komuna

August 15, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Nisin reduktimet e rrymës në Kosovë

August 15, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Nesër fillojnë reduktimet e energjisë në Kosovë: 6 orë me rrymë, 2 orë pa rrymë

August 15, 2022
Kosova.Info
SPORT

Roma e sheh Asension si zëvendësues të Zanilos

by
August 16, 2022
0

Roma ka gjetur zëvendësuesin e Nicolo Zanilos.Nëse Tottenham ose Chelsea arrijnë marrëveshje për transferimin e Nicolo Zaniolos, atëherë Roma do...

Read more
Kosova.info

Vuçiq pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës

August 16, 2022
Kosova.Info

Ish-drejtori i KEK-ut jep detaje si mund të zgjidhjet kriza energjetike

August 15, 2022
Putin ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi

Putin ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi

August 15, 2022
Kosova.Info

Mbyllet pjesa e parë: Crystal Palace në epërsi ndaj Liverpoolit

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info