Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home RAJONI & BOTA

Macron mendon se është gjetur kompromis midis Shkupit dhe Sofjes

by
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Macron mendon se është gjetur kompromis midis Shkupit dhe Sofjes
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se mendon se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kornizën e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, e cila do të përfshinte edhe Bullgarinë.

“Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha Macron në një konferencë për media – në margjina të samitit të NATO-s në Spanjë – por pa dhënë më shumë detaje.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftuan më vonë se kanë marrë një propozim nga Presidenca franceze “me ide që lidhen me qëndrimet e njohura publike të Maqedonisë së Veriut”.

As ata nuk specifikuan se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

“Kjo është një bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, fillimisht në Qeveri dhe me partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin e shtetit, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend”, tha Qeveria në Shkup.

Sipas saj, vendimi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut do të merret “ashtu siç është premtuar, bashkërisht, sipas meritave dhe në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të të gjithë qytetarëve të tij”.

Advertisement

Qeveria maqedonase e falënderoi Macronin dhe Presidencën franceze të Bashkimit Evropian, e cila përfundon mesnatën e 30 qershorit, për, siç tha, ruajtjen e besueshmërisë evropiane në Ballkan.

Bullgaria, tash e dy vjet, bllokon nisjen e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, për shkak të disa mosmarrëveshjeve me Shkupin rreth gjuhës dhe historisë.

Më 24 qershor, Parlamenti i Bullgarisë ka votuar për heqjen e kësaj vetoje.

Ky veprim është marrë pas ndryshimit të tekstit të kornizës negociuese, që do t’i garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do ta detyronte Shkupin të mbajë marrëdhënie të mira me Bullgarinë.

Lexo edhe

Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vuçiq pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës

August 16, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Provokim i ri nga Bullgaria, vendoset flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçevit në Shkup

August 15, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Maqedonia e V. zotohet se do të vazhdojë ndihmën ndaj Ukrainës

August 15, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vendet ku Serbia eksporton më së shumti armë

August 15, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Bërnabiq i reagon ashpër BE-së

August 15, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Kjo është mënyra sesi Zelanda e Re do ta ndihmojë luftën e Ukrainës

August 15, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vuçiq pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës

by
August 16, 2022
0

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka thënë se forcat ushtarake të Serbisë me ato të Kosovës as nuk krahasohen. Ai...

Read more
Kosova.Info

Ish-drejtori i KEK-ut jep detaje si mund të zgjidhjet kriza energjetike

August 15, 2022
Putin ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi

Putin ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi

August 15, 2022
Kosova.Info

Mbyllet pjesa e parë: Crystal Palace në epërsi ndaj Liverpoolit

August 15, 2022
Kosova.info

Provokim i ri nga Bullgaria, vendoset flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçevit në Shkup

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info