Lionel Messi i është bashkuar Cristiano Ronaldos në klubin e sportistëve miliarderë, pasi pasuria e tij neto ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve.
Sipas një analize të Bloomberg, ylli i Inter Miamit dhe Argjentinës ka fituar mbi 700 milionë dollarë nga paga dhe bonuset që nga viti 2007. Pas llogaritjes së taksave, investimeve, sponsorizimeve dhe të ardhurave të tjera, pasuria e tij vlerësohet tashmë mbi pragun e 1 miliard dollarëve.
Ky sukses financiar e vendos Messin përkrah rivalit të tij të gjatë, Cristiano Ronaldo, i cili u bë futbollisti i parë që arriti këtë status pas transferimit te Al-Nassr në vitin 2023.

Një rol të rëndësishëm në rritjen e pasurisë së Messit ka luajtur kalimi te Inter Miami. Edhe pse kishte oferta shumë më të mëdha financiare nga Arabia Saudite, argjentinasi zgjodhi MLS-në, ku përfiton jo vetëm pagë të lartë, por edhe marrëveshje me opsione aksionesh dhe të ardhura nga partneritete mediatike.

Messi ka zgjeruar gjithashtu investimet jashtë futbollit, përfshirë pasuri të paluajtshme, hotele luksoze, restorante dhe produkte konsumi. Ai ka lançuar edhe pijen sportive “Mas+ by Messi”, ndërsa ka investuar në zinxhirin argjentinas të restoranteve “El Club de la Milanesa”.
Teksa karriera e tij i afrohet fundit, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” po ndërton një bazë të fortë biznesi për të ardhmen. Messi ka pranuar se futbolli ka një afat, ndërsa bota e biznesit është një fushë që po e mëson dhe e tërheq gjithnjë e më shumë



Të tjera
Messi bëhet miliarder
Sekretari amerikan i Shtetit nderon Nënë Terezën, viziton varrin e saj
Zvicra bën bashkë Osmanin, Abdixhikun dhe Ramën