Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home Lajme

Ministri britanik, Heappey: Kosova është histori suksesi

botaelajmeve.info by botaelajmeve.info
2 weeks ago
in Lajme
A A
Kosova midis luftës dhe paqes
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, teksa e uroi për kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ai e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave.

Pasi theksoi rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, vlerësoi të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së bashkuar në këtë drejtim me bashkë-zbarkime, trajnime dhe pajisje të reja ushtarake.

Deri më tani 28 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses programin e edukimit ushtarak në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst.

Ministri Heappey nënvizoi që Kosova është histori suksesi dhe duhet të punojmë së bashku për të promovuar progresin e arritur këtu.

U vlerësua se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajon i kontribuon lirisë, demokracisë dhe progresit, andaj edhe duhet të jetë sa më aktiv.

 

ADVERTISEMENT

Lexo edhe

faton peci
Lajme

Peci, Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!

June 5, 2023
Besnik Tahiri
Lajme

Tahiri (AAK): Mocionin e mosbesimit e kemi përpiluar, jemi në diskutim me dy partitë opozitare

June 5, 2023
Lajme

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

June 5, 2023
Lajme

Kurti në mbrëmje pret në takim Lajçakun dhe Escobarin

June 5, 2023
Lajme

Java e Krenarisë bashkon sot Kurtin e Osmanin me ambasadorin amerikan e atë suedez

June 5, 2023
Protestat ne veri
Lajme

Dita e njëmbëdhjetë, vazhdojnë protestat në veri

June 5, 2023
EKSKLUZIVE: Suhareka bëhet me klub të ri futbolli
SPORT

EKSKLUZIVE: Suhareka bëhet me klub të ri futbolli

by
June 5, 2023
0

Disa biznesmenë nga komuna e Suharekës,  janë bërë bashkë për ta krijuar një skuadër tjetër futbolli, veçmas FC Ballkanit. Burimet...

Read more
Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

June 5, 2023
Pas Maqedonisë, Kosova me çmimin më të ulët të naftës në rajon

Lajm i keq për qytetarët: Rriten çmimet e naftës

June 5, 2023
faton peci

Peci, Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!

June 5, 2023
Benzema e mbyll me gol karrierën me ‘Mbretërit’

Benzema e mbyll me gol karrierën me ‘Mbretërit’

June 5, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2019 botaelajmeve.info