Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home SHËNDETËSI

OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve

by
5 days ago
in SHËNDETËSI
A A
OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara, pas vdekjeve të lidhura me shurupet e kollës vitin e kaluar.

Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeçare, humbën jetën si pasojë e dëmtimit akut të veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan.

Në një deklaratë, OBSH bëri të ditur se  vdekjet dyshohet të jenë shkaktuar nga ilaçe të kontaminuara.

Shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit.

“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe.”

OBSH tha se shtatë vende kishin raportuar se kishin gjetur shurupe të kontaminuara në katër muajt e fundit dhe u bëri thirrje 194 shteteve anëtare në këtë organizatë që të veprojnë menjëherë për të parandaluar më shumë vdekje.

“Meqenëse këto nuk janë incidente të izoluara, OBSH-ja u bën thirrje palëve të përfshira në zinxhirin e furnizimit mjekësor, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara.”

Burime jo zyrtare të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters pretendojnë se OBSH ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje mes prodhuesve të shurupëve të kontaminuar.

Duke cituar nivele të paprecedent toksinash në produkte, OBSh po kërkon më shumë informacion mbi lëndët e përdorura nga 6 prodhues në indi dhe Indonezi për shurupët e lidhur me vdekjet tek fëmijët, dhe po ashtu nëse kompanitë i kanë siguruar ato nga i njëjti furnizues.

 Siç thuhet, OBSH po konsideron nëse do të këshillojë familjet të rivlerësojnë përdorimin e shurupëve të kollës tek fëmijët në përgjithësi.

ADVERTISEMENT

Lexo edhe

Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi
SHËNDETËSI

Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi

January 28, 2023
SHËNDETËSI

Tri herë në ditë pini këtë çaj: “Shëron” fshikëzën dhe lukthin, por pengon edhe rënien e flokëve

January 28, 2023
SHËNDETËSI

Vaji i peshkut mund të mbrojë të moshuarit nga problemet me sytë

January 25, 2023
SHËNDETËSI

Pse nuk duhet të fërkoni kurrë sytë?

January 25, 2023
SHËNDETËSI

5 këshilla të thjeshta për të reduktuar konsumin e sheqerit

January 25, 2023
Lista për barna esenciale gati për rishikim
SHËNDETËSI

Lista për barna esenciale gati për rishikim

January 22, 2023
Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur
Lajme

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

by botaelajmeve.info
January 29, 2023
0

Një autobus pasagjerësh ra në një humnerë në veri të Perusë të shtunën duke lënë të paktën 25 persona të...

Read more
Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

January 29, 2023
Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

January 29, 2023
Kurti e takon Abazoviqin për herë të parë pasi u bë kryeministër

Asociacioni i komunave nuk duhet të krijohet në baza etnike

January 29, 2023
Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

January 29, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info