Nominimi i mbrëmshëm (e martë) gjatë spektaklit në mes të Kiara Titos dhe Olta Gixharit ka shkaktuara shumë zhurmë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Aktorja dhe moderatroja janë përballë njëra-tjetrës dhe njëra prej tyre pritet që të largohet të shtunën e ardhshme.
Ndërkohë, këngëtari Luiz Ejlli që konsiderohet si një prej protagonistëve të këtij edicioni ka ‘kërcënuar’ vazhdimisht se në rast që Kiara eliminohet ai do të largohet bashkë me të.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
Por, në anën tjetër edhe Olta e cila konsiderohet si kundërshtarja kryesore e Luizit në shtëpinë e famshme nuk i ka pritur mirë këto deklarata të tij.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
“Nuk do të dalë ai, bën filma kot shyqyr që e ndërpreu këtë sepse po u bën shumë presion publikut, është gjynah edhe për mua, kam lënë shpirti këtu, kam lënë djalin jashtë, po më këputet shpirti, e di unë çfarë brenge kam, tani ky thotë po doli Kiara do të dalë edhe unë, më lë edhe një barrë tjetër kaq të madhe, e di sa keq ndihem, duket sikur unë po ia nxjerrë me dorë jashtë, e di sa me faj ndjehem nuk e di çfarë të bëjë”, është shprehur Olta.