Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home RAJONI & BOTA

Papa Françesku akuzon Rusinë për agresion dhe imperializëm në Ukrainë

by
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Papa Françesku akuzon Rusinë për agresion dhe imperializëm në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Fraçesku akuzoi të enjten Rusinë se po kryen një fushatë “pushtimi të armatosur, eskpancionizmi dhe imperializmi”në Ukraninë, duke e quajtur konfliktin “një luftë mizore dhe të pakuptimtë agresioni.”

Duke folur me delegacionin ortodoks me bazë në Patriarkatin Ekumenik të Stambollit, Papa Françesku tha se konflikti ka vendosur të krishterët kundër njëri tjetrit.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë me popullsi të krishterë ortodoksë, por ka një pakicë katolike me ndikim bizantin në Ukrainë besnike ndaj papës.

Degët lindore dhe perëndimore të krishterimit u ndanë në përçarjen e madhe të vitit 1054.

“Pajtimi midis të krishterëve të ndarë, si një mjet për të kontribuar në paqen midis popujve në konflikt, është e një rëndësie të veçantë këto ditë, pasi bota jonë është e përfshirë nga një luftë mizore dhe e pakuptimtë agresioni në të cilën shumë e shumë të krishterë po luftojnë njëri-tjetrin. “tha Papa.

Papa i tha vizitorëve të tij ortodoksë, duke iu referuar Rusisë, se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se pushtimi i armatosur, ekspancionizimi dhe imperializmi nuk kanë të bëjnë me mbretërinë që Jezusi shpalli në tokë”.

Kjo ishte dita e dytë radhazi që papa foli për konfliktin në Ukrainë. Të mërkurën ai dënoi bombardimin e një qendre tregtare në qytetin e Kremençukut, duke e quajtur atë “sulmin e fundit barbar ndaj Ukrainës”.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar ndasi të mëdha në botën Ortodokse. Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, ka dhënë bekimin e tij të plotë ndaj pushtimit të Moskës në Ukrainë, që nga nisja e konfliktit më 24 shkurt.

Pozicioni i tij ka lëkundur Kishën Ortodokse në mbarë botën dhe ka shkaktuar një rebelim të brendshëm që ka çuar në ndërprerjen e lidhjeve të disa kishave ortodokse lokale dikur të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse.

Advertisement

Presidenti rus Vladimir Putin, i ka përshkruar veprimet e Moskës në Ukrainë si një “operacion special ushtarak” që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit. Papa e ka hedhur poshtë një terminologji të tillë.

Në një intervistë të publikuar muajin që shkoi, Papa Françesku tha se Patrarku rus Kirill “nuk mund të shndërrohet në djalin e altarit të Putinit”. Më pas, Kisha Ortodokse Ruse kritikoi papën mbi komentet e bëra.

Papa Françesku do të takohej me Kirill më 14 qershor në Jerusalem por plani u anulua në prill pas këshillimit me diplomatët në Vatikan.

Kjo do të kishte qenë hera e dytë që dy krerët e Kishave të krishtere do të takoheshin. Në takimin e tyre të parë, në Kubë, në vitin 2016-të ishte hera e parë që një papë dhe një lider i Kishës Ortodokse Ruse takoheshin.

Më herët gjatë këtij muaji, Britania e Madhe sanksionoi Kirill mbi “mbështetjen e tij të zëshme ndaj agresionit ushtarak t Rusisë në Ukrainë”. Në anën tjetër Hungaria bllokoi tentativën e BE-së për ta sanksionuar atë.

Lexo edhe

Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vuçiq pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës

August 16, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Provokim i ri nga Bullgaria, vendoset flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçevit në Shkup

August 15, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Maqedonia e V. zotohet se do të vazhdojë ndihmën ndaj Ukrainës

August 15, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vendet ku Serbia eksporton më së shumti armë

August 15, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Bërnabiq i reagon ashpër BE-së

August 15, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Kjo është mënyra sesi Zelanda e Re do ta ndihmojë luftën e Ukrainës

August 15, 2022
Kosova.Info
SPORT

Roma e sheh Asension si zëvendësues të Zanilos

by
August 16, 2022
0

Roma ka gjetur zëvendësuesin e Nicolo Zanilos.Nëse Tottenham ose Chelsea arrijnë marrëveshje për transferimin e Nicolo Zaniolos, atëherë Roma do...

Read more
Kosova.info

Vuçiq pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës

August 16, 2022
Kosova.Info

Ish-drejtori i KEK-ut jep detaje si mund të zgjidhjet kriza energjetike

August 15, 2022
Putin ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi

Putin ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi

August 15, 2022
Kosova.Info

Mbyllet pjesa e parë: Crystal Palace në epërsi ndaj Liverpoolit

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info