Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home SHËNDETËSI

Pijet më të mira për shëndetin e zemrës

botaelajmeve.info by botaelajmeve.info
1 week ago
in SHËNDETËSI
A A
SHËNDETËSIA
Share on FacebookShare on Twitter

Sëmundjet e zemrës përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, aritminë dhe aterosklerozën.

Edhe pse janë kryesisht faktorët gjenetikë që kontribuojnë në shfaqjen e tyre, stili i jetesës luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mirëqenien tuaj.

Stërvitja e rregullt, pesha e duhur, ushqimi i shëndetshëm, mos konsumi i duhanit dhe i alkoolit, mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

Krahas ushqimeve të shëndetshme për zemrën, disa pije mund t’ju vijnë në ndihmë duke zëvendësuar opsionet e dëmshme.

Lëngjet e frutave dhe perimeve

(Foto: Healthline)

Frutat dhe perimet janë të mbushura me kalium, një elektrolit që mund të zvogëlojë presionin në muret e enëve të gjakut, duke mbështetur shëndetin e përgjithshëm të zemrës dhe enëve të gjakut.

Për më tepër, kaliumi largon efektet negative që natriumi mund të shkaktojnë tek presioni i gjakut.

Duke ndihmuar kështu në uljen e rrezikut të hipertensionit, një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Frutat më të mira janë bananet, portokallet, pjepri dhe qitro.

Përgatisni vetë një lëng me disa feta banane, ananasi, agrume, një grusht spinaq, pak avokado ose panxhar.

Mos shtoni sheqer ne pijen tuaj, pasi mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës.

Uji

(Foto: Insider.com)

Kur jeni të hidratuar mirë, zemra juaj pompon gjak në mënyrë më efikase.

Edhe pse të gjitha lëngjet ju hidratojnë, uji është mundësia më e sigurt, më e thjeshtë dhe më e mirë për tu hidratuar.

Çaji

(Foto: Eat This, Not That)

Çajet bimore, si kamomili dhe livando, mendohet se janë një mënyrë fantastike për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Ju mund të pyesni veten se çfarë ka të bëjë kjo me shëndetin e zemrës.

Gjumi i pamjaftueshëm është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, pasi ka potencialin të rrisë presionin e lartë të gjakut, obezitetit dhe diabetit, të cilat mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Kjo pije përmban gjithashtu antioksidantë, që mbështesin shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Suplementet me fibra

(Foto: Metamucil)

Edhe pse mund t’i lidhni fibrat me ushqimet si perimet dhe drithërat, ju gjithashtu mund t’i merrni ato përmes pijeve!

Një suplement me fibra i shtuar në një gotë me ujë, mund të jetë një ide e mirë për të marrë të gjithë sasinë e nevojshme të fibrave.

Shumica e shtesave të fibrave në formë pluhuri janë të tretshme dhe janë forma më e mirë për të ndihmuar shëndetin e zemrës.

Fibrat e tretshme mund të zvogëlojnë përthithjen e kolesterolit në qarkullimin tuaj të gjakut, duke reduktuar sasinë e kolesterolit të keq dhe rrezikun për aterosklerozë.

Lëngjet me fruta dhe perime jeshile

Këto pije janë të mbushura me shumë lëndë ushqyese, si kaliumi, antioksidantë dhe madje edhe faktorë anti-inflamator.

Ato mund të ndikojnë pozitivisht duke zvogëluar rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare.

Lexo edhe

SHËNDETËSIA
SHËNDETËSI

Goditja në tru – Pacientët më të rinj mund të kenë rrezik të dyfishtë të kancerit, thotë hulumtim i ri

May 19, 2022
SHËNDETËSIA
SHËNDETËSI

Studimi zbulon se përdorimi i ibuprofenit së bashku me ilaçet e presionit të lartë të gjakut mund të dehidratojë rëndë një person dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme të veshkave

May 19, 2022
SHËNDETËSIA
SHËNDETËSI

Britanikët mund të trajtojnë kataraktet me ilaçe mrekullibërëse në vend që të operohen

May 19, 2022
Kosova.Info
SHËNDETËSI

Mësoni pse duhet të pimë kafe pas stërvitjes

May 19, 2022
SHËNDETËSIA
SHËNDETËSI

Problemet që i kanë të gjithë ata që e mendojnë diçka shumë gjatë

May 18, 2022
SHËNDETËSI

Shtypni një pikë në bark: Nëse keni probleme me kapsllëkun, provoni këtë metodë

May 18, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Serbia thotë se ka identifikuar shtetet prej nga kanë ardhur kërcënimet për bomba

by botaelajmeve.info
May 19, 2022
0

Anëtarë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë kanë identifikuar disa shtete prej të cilave kanë ardhur mesazhet kërcënuese dhe raportimet...

Read more

E mbrojti “Ballkanin e Hapur”, Edi Ramës i vjen reagimi nga kabineti i kryeministrit Kurti

May 19, 2022

MPJD për aksidentin në Austri: Gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë

May 19, 2022

Dugolli, Berishës: Debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për Trust e pagë minimale

May 19, 2022

Lajçak në Washington koordinohet me amerikanët për marrëveshjen Kosovë-Serbi

May 19, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info