Përplasje ka pasur edhe ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe iniciuesit të Projektligjit, Bekim Haxhiu.
“Mos ju bë presion deputetëve tu, le të votojnë të lirë me bindjen e tyre”, tha ai.
Madje, Haxhiu ironizoi duke thënë se nëse Kurti vazhdon të qëndrojë në zyrë, atëherë do të ketë nevojë për fizioterapi për të cilën tha se do të jetë i gatshëm ta trajtojë.
“Nëse vazhdon me qëndru në zyre ke me pas nevojë për fizioterapi… Jam i gatshëm pa pare me të trajtua sa herë ke nevojë…”, tha më tej Haxhiu.
E pas këtyre deklaratave, replikoi kryeministri Albin Kurti. Ai tha se çështja e financave shtetërore, e të ardhmes në ekonomi ka dimension të fuqishëm profesionale dhe duhet të konsultohen paraprakisht profesionistët e ekonomisë.
“Jam shumë i interesuar ta di kë ke konsultuar se nuk je i fushës. Unë do të vijë në seancë edhe me respektin më të madh do t’ju dëgjoj kur e merrni nismën e Projektligjit për masazh…. Ama për Projektligjin për trust nuk ka kurrfarë kuptimi kjo punë…”, tha ai.