Rama i ashpër me opozitën: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, i keni hapur rrugën raportit të Dick Marty-t

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngritur gishtin sot kundër opozitës, duke e akuzuar atë se po përdorë projektrezolutat për gjenocidin në Srebrenicë dhe Kosovë për përfitime politike të momentit.

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend në ditën e votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t, Rama e akuzoi Partinë Demokratike se i ka ngulur thikën në shpinë Kosovës.

“Për të zgjedhur problemet mes gojores dhe foltores, duhet të zgjidhim problemet tona. Këta jeni ju. U miratua rezoluta për Srebrenicën, u miratua apo jo. U miratua kur ishte planifikuar të miratohej në ditën e Srebrenicës, jo në ditën e foltores dhe gojores. S’keni çfarë t’i bëni gomarit, dhe i bini gomarit”, ka thënë Rama.

“Dick Marty-t ia keni hapur rrugën ju. Ça mendoni për Hashim Thaçin? Është mirë që është në burg? Thika që i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, deri në ditën e fundit, duke e ngritur thikën dhe duke ia ngulur në gjoks presidentit të Kosovës, i përkasin historisë. Historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë. Bishti i shtrembër nuk drejtohet”, tha Rama.

 

ADVERTISEMENT

Lexo edhe