Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka marrë flamurin kombëtar nga Presidenti i vendit, Antonio Jose Seguro, në një ceremoni simbolike para nisjes së përfaqësueses portugeze drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kupën e Botës.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive, me Ronaldon që u vlerësua si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e sportit portugez.
jatë ceremonisë, ylli portugez i dhuroi Presidentit Seguro një fanellë të kombëtares, duke shënuar një moment të veçantë para sfidës botërore që e pret Portugalinë.
Kombëtarja portugeze do të udhëtojë së shpejti drejt SHBA-së, ku do të nisë aventurën e saj në Kupën e Botës. Në fazën e grupeve, Portugalia do të përballet me Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë, me synimin për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.



Të tjera
Bashkimi zyrtarizon Arian Azemin, nënshkruan kontratë dyvjeçare
Policia po zhvillon operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar e trafikimit me narkotik
Forumi Ekonomik i Vjenës, Kurti mban fjalimin kryesor