Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home TECH

Separatistët pro-rusë bllokojnë Facebook-un dhe Instragram-in në Donjeck

botaelajmeve.info by botaelajmeve.info
1 week ago
in TECH
A A
Hi Tech
Share on FacebookShare on Twitter

Separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Ukrainës, në Donjeck bënë të ditur se kanë bllokuar qasjen në Facebook dhe Instagram në rajonet që kontrollohen prej tyre që nga viti 2014, të ashtuquajtur Republika Popullore e Donjeckut.

Në një deklaratë për shtyp të publikuar më 11 maj, Ministria separatiste e Komunikacionit deklaroi se ky vendim u mor “për të mbrojtur banorët e RPD nga informacionet e ndaluara që përbëjnë kërcënim për jetën e tyre.”

“Qasja ndaj rrjeteve sociale të Meta – Facebook dhe Instagram – u bllokua në territorin e republikës”, shkruhet në deklaratë, duke shtuar se ky vendim u mor për të parandaluar shpërndarjen e “pornografisë me të mitur, përmbajtjen që propagandon narkotikët, vetë-vrasjet dhe informacione të tjera të ndaluara, përfshi dhe përmbajtje me konotacione ekstremiste dhe terroriste”.

Kompania “Meta Plaforms Inc.”nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi deklaratën, e cila vjen në kohën kur Rusia vazhdon të censurojë informacionet online mbi pushtimin e saj të paprovokuar në Ukrainë.

Rregullatori shtetëror rus i komunikacioneve bllokoi qasjen në Instagram menjëherë pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt, dhe pasi Meta deklaroi se do të lejonte përdoruesit e mediave sociale në Ukrainë të postonin mesazhe si “Vdekje pushtuesve rusë”.

Rusia mban lidhje të ngushta me Donjeckun dhe një tjetër rajon në lindje të Ukrainës, Luhanskun, dhe ka mbështetur kryengritjet pro-ruse në dy rajonet separatiste, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Lexo edhe

Hi Tech
TECH

McGregor thotë se po e blen Twitter-in edhe pse Musk ka një marrëveshje me kompaninë tashmë

May 17, 2022
TECH

Kompanitë e teknologjisë në MB duhet të respektojnë rregullat e reja të konkurrencës – ose përballen me gjoba të mëdha

May 6, 2022
TECH

Xiaomi është kompania më e fundit e madhe kineze që përballet me vështirësi në Indi

May 3, 2022
Hi Tech
TECH

Moska sekuestron asetet të kompanisë Google

April 29, 2022
Hi Tech
TECH

Televizorët Samsung 2022 fitojnë certifikimin për reduktimin e karbonit nga Carbon Trust

April 28, 2022
Hi Tech
TECH

Forbes: Kosova, një shembull se si profesionistët e rinj mund ta transformojnë industrinë e teknologjisë

April 19, 2022
Osmani: Largimi i gazit rus, vendimi më i duhur në Evropë
Lajme

Osmani: Largimi i gazit rus, vendimi më i duhur në Evropë

by botaelajmeve.info
May 19, 2022
0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Lufta në Ukrainë ka pasur krizën energjetike në Evropë. Krahas kësaj, e...

Read more
Kosova.info

Media gjermane: Pas krizës në Ukrainë, Ballkani tërhiqet nga Putini

May 19, 2022
SHËNDETËSIA

Goditja në tru – Pacientët më të rinj mund të kenë rrezik të dyfishtë të kancerit, thotë hulumtim i ri

May 19, 2022
Kuvendi e miraton Projektligjin për Turizmin

Kuvendi e miraton Projektligjin për Turizmin

May 19, 2022
Kosova.info

Pse Turqia është kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO?

May 19, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info