
Një tjetër produkt i përdorur zakonisht po bëhet më i shtrenjtë: pijet joalkoolike.
“Çmimi i PET [shishes] po rritet dukshëm, dhe bashkë me të, edhe ai i ujit mineral e pijet joalkoolike”, sipas një raporti në 20 Minuten, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ekziston rreziku i rritjes së mëtejshme të çmimeve.
Për shembull, çmimet për litër ujë mineral tani janë 5 deri në 10 centë më të larta, në varësi të shitësit me pakicë.
Pijet i janë bashkuar një liste në rritje të produkteve të tjera të përditshme, çmimet e të cilave janë rritur për shkak të inflacionit dhe luftës në Ukrainë.