Para pak jave ishte paralajmëruar se në Prishtinë do të vij reperi me famë botërore, DaBaby. Ai ishte ftuar për të performuar në diskotekën “VENOM NightClub” në Prishtinë.
Reperi amerikan ka qenë nën vëzhgimin e kamerave të Televizionit 7 (T7) që nga momenti i arritjes së tij në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë e deri tek përfundimi i mbrëmjes.
Më poshtë gjeni videon e plotë:
Kujtojmë se DaBaby ka një bashkëpunim me këngëtaren kosovare, Dua Lipa – këngë e cila ka arritur gjysmë miliard shikimesh vetëm në platformën “Youtube”.
Po ashtu, reperi publikoi disa fotografi nga atmosfera e mbrëmshme në rrjetin social “Instagram” – e në njërën nga fotografitë shihej teksa kishte bërë simbolin e shqiponjës.