Tahiri: Radoiçiqi është forcuar me këtë qeveri

Lidhur me përgjimin ku shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari, dëgjohet duke folur me në atë kohë me nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiq, në “DPT te Fidani” ka folur shefi i grupit parlamentar të AKK-së Besnik Tahiri.

Ai tha se qeveria aktuale e ka forcuar Radojiçiqin, ndërsa shtoi se ai e ka sfiduar atë.

“Radojiçiqi në fakt e ka sfiduar këtë qeveri, e ka vrarë Afrim Bunjakun, është forcuar me këtë qeveri. Nën qeverinë e zotëri Haradinajt, Radojiçiqi është ndjekur, persekutuar nga drejtësia e Kosovës. Radojiçiqi ndikimin e ka rritur duke qenë në listën e zezë, dhe shihet ndikimi i tij”, u shpreh Tahiri.

Ai mes tjerash tha se në atë që dëgjohet në përgjime, nuk duket thjesht një bisedë normale, por për kushtet që Radojiçiqi i ka paraqitur.

Nuk kemi të bëjmë këtu me një bisedë normale me Simiqin, kemi të bëjmë me një telefonatë ku dëgjohet për kushtet që i bën Radojiçiqi. Bëhet fjalë për një parti politike që e ka mohuar në vazhdimësi me krenari bashkëpunimin dhe koalicionin me Listën Serbe”, tha Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, mohoi që këtë përgjime mund të jenë të montuara.

“Kjo nuk ka të bëjë asgjë me luftën hibride. Lufta hibride nënkupton që ekziston një fake news (lajm i rrejshëm), nuk ka fake news, për shkak se aty ka një marrëveshje që është dakorduar, është votuar ligji, është marrë vendimi për votim për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai.