Rusia dhe Ukraina kanë dorëzuar secila nga 390 ushtarë dhe civilë në shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë në vitin 2022.
Të dy vendet shkëmbyen 270 ushtarakë dhe 120 civilë në kufirin ukrainas me Bjellorusinë, si pjesë e marrëveshjes së vetme të rënë dakord në bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll një javë më parë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të dyja palët kishin rënë dakord për një shkëmbim të 1000 të burgosurve dhe konfirmuan se do të kishte shkëmbime të tjera në ditët në vijim.
Megjithëse ka pasur dhjetëra shkëmbime në shkallë më të vogël, asnjë dorëzim tjetër nuk ka përfshirë aq shumë civilë.
Të tjera
Lista Serbe është e Radojçiqit, jo e serbëve
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë